“DAJTI”, SIMBOLI I TURIZMIT SHQIPTAR

Në fillim të muajit maj 1940 çelet pjesërisht hotel “Dajtit”, ndërsa inaugurimi përfundimtar u bë në fund të vitit 1942. Hoteli ishte projektuar nga arkitektët italianë, më të famshëm të kohës, midis të cilëve edhe arkitekti i famshëm Gherardo Bosio. Ndërsa ai është dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian). Punimet filluan në shtator të vitit1939. Arkitektura e hotelit është e stilit modern, cilësohet për plasticitet që ia japin lozhat e thella. Për shumë kohë ka qenë hoteli më modern i Ballkanit, duke përfaqësuar ndërtimin më interesant në Tiranë. Hotel “Dajti” është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve ’90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë. Ai i ka shërbyer për një kohë të gjatë elitës së administratës komuniste për veprimtari të ndryshme politike dhe social-kulturore. “Dajti” tani i takon historisë që ka filluar të harrohet…(HEJZA)

Leave a Reply