Ekonomia amerikane po vazhdon të jap rezultate negative në këtë vit kalendarik shkaku i pandemisë globale.
Deficiti tregtar i SHBA-ve u rrit në më shumë se 67 miliardë dollarë në muajin gusht, duke arritur nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, njoftoi Byroja e Regjistrimit.
Deficiti është zgjeruar me shpejtësi për 37 miliardë dollarë që ishte në muajin shkurt, para se pandemia COVID-19 të përfshinte të gjithë vendin dhe të fundoste ekonominë e Shteteve të Bashkuara.
Tregtia e jashtme u godit rëndë pas bllokimit dhe eksportet ende nuk janë rikuperuar në nivelet e tyre para-pandemisë, raporton CNN.
Deficiti është rritur gati çdo muaj që nga bllokimi shkaku i coronavirusit. Kjo prirje do të peshojë rritjen ekonomike në tremujorin e tretë.
Ndryshe, hera e fundit që ekonomia amerikane ka përjetuar deficit tregtar është gushti i vitit 2006.