DEMASKIMI I TRADHËTISË

Recension

(Përkitazi me librin “MASKA E TRADHËTISË”, i cili sapo u publikua elektronikisht, nën përkujdesin e Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë)

Nga Halid Sadiku

Kohë më parë doli në publik edhe edicioni i katërt nga biblioteka elektronike e Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, me titull “Maska e tradhëtisë”! Botimi në fjalë është i po të njëjtës linjë që trajton fenomenin e tradhëtisë nga individi konkret (Shaqir Fetai, uzurpatori i BFI në RMV), i cili, u bë subjekt trajtimi që në librin e parë me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”, për të vazhduar në lirbin e dytë me titull “Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie, e për të arritur te vëllimi i tretë “Maska e tradhëtisë”.
Libri i parë trajtonte tradhëtinë e Shaqir Fetait që ia bëri Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, të cilën, përmes shkeljeve kushtetutare, përmes degradimit deri në një nëndegë partiake të një mëhalle të Gostivarit, i ndihmuar nga shërbimet e ndryshme intelegjente ia doli që ta manipulojë një strukturë të tërë institucionale për ta vënë në shërbim të interesave personale. Është kohë kjo kur BFI-ja, si një Institucion me histori e me reputacion kombëtar e ndërkombëtar, si një faktor i patejkalueshëm, u shndërrua në një paçavurë në dorën e Shaqir Fetait, i cili, sa hap e mbyll sytë, fshiu nga faqa e historisë një traditë dhe një faktorizim të Institucionit që e arriti për tri dekada rresht. Natyrisht, një Institucin kaq i fuqishëm nuk i konvenonte vetëm strukturave antiislame, antishqiptare dhe që ishin kundër etablimit të subjekteve me karakter të pathyeshëm kombëtar. Vegla, si Shaqir Fetai, do t’ia dalë që, si një gomarë, të vihet në krye të karavanit të deveve, që kishin marrur një rrugëtim shumë të vështirë por që ishte tepër i rëndësishëm për perspektivën fetare dhe kombëtare të shqiptarëve të RMV-së!
Libri i dytë trajtonte problemet dhe pasojat që do të renditen si varg tespishë e që do të shprehin rezultatin publik që do të vijë si rrjedhojë e e tradhëtisë së Shaqir Fetait. Çdo përpjekje të elementeve antishqiptare e antiislame që do të mundohen që ta paraqesin Shaqir Fetain si zgjedhje e duhur për “reforma në BFI”, në fakt do të zbërthehen si skenare e strategji të huaja për ta degraduar e deformuar peshën dhe rolin e BFI-së në shoqërinë e gjithmbarshme të vendit. Do të jenë mbi 250 shkrime të publikuara brenda një viti, analzia, komente, opinione, intervista e ese, që do t’i zbërthejnë ato “përpjekje” destruktive nën siglën e Shaqir Fetait, dhe, si një brum i ardhur nxjerr produktin “Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie”! Veprimet ditore në kundërshtim të çdo germe të Kushtetutës së BFI-së, veprimet amatore e të papjekurta prej një avdalli, vjedhjet e vakëfit, dezorganizimi dhe defkatorizimi flagrant i Institucionit, lugët e pushtetit të futur në tasin e BFI-së ku përzihet e gatuhet një gjellë e kontaminuar që i dedikohet gjeneratave aktuale dhe atyreve që po vijnë nga shoqëria shqiptare e myslimane e vendit; hapja e terrenit për veprime bashibuzukësh, trasimi i “loteve” të “një autostrade” ku do të bëhen garat kush më shumë do të bëjë shkelje kushetutare në emër të islamit e të kombit nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, aktiviteti i natëeditshëm i aktivistëve të devotshëm të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, të cilat u zhvilluan për zbardhjen e çdo tradhëtie, të çdo mashtrimi, të çdo vjedhje, të çdo degradimi dhe dukurie tjetër e shkaktuar në BFI si pasojë e keqmenaxhimit të Shaqir Fetait, si dhe, si pasojë e betimit të tij para strukturave të dyshimta për ta “reformuar” BFI-në deri në degradim dhe defaktorizim total – të gjitha këto janë materie e librit të dytë dedikuar fytyrës me njëqind maska të Shaqir Fetait.
Libri i tretë, është produkt që del në vazhdën e dy librave të parë. Pra, edhe ky libër elektronik është përmbledhje e shkrimeve dhe publikimeve njëvjeçare që, kësaj here, paraqesin aktivitetin ditor të “rrebelëve” kundër tradhëtisë, të cilët as në vitin e katërt të veprimtarisë tradhëtuese të Shaqir Fetait nuk heshtin dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa BFI-ja të kthehet në binaret e veta kushtetuese.
Mbi 150 shkrimeve të publikuara gjatë këtij viti që po e lëmë, nëpër portale të ndryshme kombëtare, të përfshira në librin e tretë elektronik me titull “Maska e tradhëtisë”, në fakt trajtojnë pasojat që vijnë nga një shthurrje totale e veprimeve antikombtare e antifetare të Shaqir Fetait dhe të klikës së tij. Shkrimet zbardhin edhe përpjekjet e Shaqir Fetait që veprimet e tij antikusshtetuese e tradhëtuese të marrin bekimin e pushtetit, të faktorit “ndërkombëtar”, të korit diplomatik maqedonas; trajtojnë përpjekjet e Shaqir Fetait për të hapur kanale të ekstremizmit fetar e për të shpërthyer ndonjë “epidemi radikaliste”, me të vetmin qëllim që të tërhiqet vëmendja e opinionit të gjërë që tash e tre vite ka hedhur fokusin mbi aktivitetet fatale për fe e për komb që po i ushtron Shaqir Fetai nën titullin “Reisul ulema i BFI-së”!
Këta tre botime elektronike mund të shërbejnë edhe si doracak i zbërthimit të tradhëtisë por edhe si zbërthyes i pasojave dhe dukurive që pasojnë pas çdo tradhëtie dhe pas çdo dhurimi të shpirtit shejtanit. Ajo që nëpër këtë materie është sinjalizuar se çfarë do të mund të ndodhë me Institucionin dhe me honxho-bonxhot e Shaqir Fetait që e ndihmuan në realizimin e tradhëtisë së madhe si dhe të devalvimit dhe defakorizimit të një prej Institucioneve më të fuqishme dhe më stabile në vend, Ballkan e më gjërë, siç ishte BFI për tri dekada rresht, më në fund po shpërfaqet edhe praktikisht! Një Institucion i privatizuar dhe i ulur në prehër të strukturave të caktuara pushtetit antiislam e antishqiptar, një Institucion i personalizuar dhe pa organe më të larta kolektive, pa organin gjegjës që do ta penglonte vjedhjen masive që po ndodhë në BFI, pa njerëzit që do ta pengonin defaktorizimin dhe shkatërrimin epik të BFI-së; përçarjen e madhe që mund të përfundojë edhe tragjikisht (rasti “Myftinia e Tetovës”!), vetëm e vetëm se dikush parapëlqen veprimtarinë antikushtetuese që garanton “mirëqenie” personale!
Ja pra, në shoqërinë “fanatike” siç mundohen t’i paraqesin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, paska edhe të atillë që i luftojnë të gjitha ato dukuri që ushtrohen në emër të fesë e të kombit; që me një gjuhë e stil konician i zbardhin të gjitha tradhëtitë dhe veprimet antikombëtare që luhen mbi kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. U ngelë në ndërgjegje subjekteve kombëtare që t’i verifikojnë këto dukuri, që t’u dalin përpara dhe individëve të shitur t’u tërhiqet veshi deri në largim nga skena e veprimit të pastër fetar e kombëtar.
Çdo gjë që është thënë në këtë publikim, por edhe në dy të parat, tani “të pakënaqurit modern” të Shaqir Fetait, po mundohen që t’i përdorin si veprime dhe reagime “autoriale”! Pakënaqësia e tyre nuk është brengë e sinqertë kundër veprimeve tradhëtuese të Shaqir Fetait, porse, thjesht, pakënaqësi prej bebeje për shkak të dëbimit nga sahani me gjellë të kontaminuar që përzihet nga luga e pushtetit antishqiptar e që nëpër pjata serviret me garuzhden në pamje të Shaqir Fetait.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0njE7ar6stXZ19seY71yQuNYkfiQk9jKBPCSnnAPpDJHqEkjGt7xTaG8BgppafitWl&id=100015269346325&mibextid=Nif5oz

Leave a Reply