Dibër, vetëvritet me armë zjarri i moshuari

Një 77 vjeçar me inicialet Gj.M nga fshati Sllovë i dha fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke u vetëvrarë me armë.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet që shtetasi i lartëpërmendur është vetëvrarë me armë zjarri e cila është gjetur pranë trupit të viktimës.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply