Dikush duhet t’ia shkulë veshin Shaqir Fetait

Këto ditë, përmes disa shkrimeve analitike, u bë interpretimi autentik i Kushtetutës së BFI-së, përmes të cilës u shqyrtuan disa probleme jetike për këtë Institucion. Tashmë myslimanët e vendit e kanë më të qartë probemin kushtetutar të BFI-së si dhe përpjekjet djallëzore të “teologëve” të diskutueshëm të cilët e kanë në gjakë “tregëtinë me mjegull”

Shkruan: Mr. Eset Shaqiri

U tha se Shaqir Fetai dhe kompania e tij i thyen paralelisht dy kolonat më të rëndësishme që e mbajnë tërë peshën e BFI-së në vend. Në mënyrë jokushtetutare e larguan uzurpatorin dhe shkatërruesin e BFI-së (pa e nxjerrë para përgjegjësisë, të paktën morale) dhe, me dëbim naiv, nuk llogriti në efektin domino që do të shkaktohej mbi kolonat e tjera që e mbajnë institucionin e vetëm fetar islam të myslimanëve të vendit, Rijasetit.
Aventurat e Shaqir Fetait nuk kanë të sosur! U dëshmua se ai më tepër është i sëmurë për karrierë se sa që ka afinitete prej lidershipi. Në mbamendjen e myslimanëve të vendit do të ngelë sinonimi i “qurës në mjegull”, personi që vullnetarisht i qaset misioneve të huaja që këtij i duken “karrierë”!
Shaqir Fetai, ëndërruesi i natëeditshëm i postit të kryetarit të BFI-së, me gatishmëri prej njeriut të pamend pranoi që të futet në dhëmbzorin e gabimeve, mekanizëm ky që lind afera e idiotizma nga më banalet.
Në vend se të ngelë anëtarë i komisionit të vogël i cili për punë javësh do të duhej ta bënte BFI-në me kryetartë ri dhe me të gjitha organet e saj të nevojshme për të funksionuar lirshëm, Shaqir Fetai bëri presedanin, u vetëcaktua u.d. kryetar i BFI-së, post ky i panjohur në asnjë akt normativ të BFI-së, madje, me këtë “titull” u regjistrua edhe në Regjistrin Qendror Shtetëror, duke e bërë përgjegjëse në shkeljen e Kushtetutës të një Institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm të vendit. Kjo shkelje nuk do t’i shpëtojë trajtesës institucionale si vepër penale. Për shkak të mospërmbajtjes së kritereve profesionale gjatë regjistrimit të personave juridikë, (nuk është kërkuar shpjegim kushtetutar, nuk është kërkuar procesverbali nga ky emërtim në postin inegzistent, nuk është kërkuar vendimi i organit më të lart kolektiv, as procesverbali i organit për këtë vendim etj.) sot drejtoresha e Regjistrit Qendror ka probleme të mëdha. Paramendoni sikur një idiot të kërkojë që të regjistrohet si drejtor me vendim të Zotit, apo, të regjistrohet si Udhëheqës i një firme që atë e bën të dërguar të Zotit!
Shaqir Fetai parapëlqeu që të regjistrohet “u.d. kryetar i BFI-së” që do të thotë se, me automatizëm, ai u çregjistrua nga posti Myfti i Gostivarit, sepse nuk mundet të jetë ushtrues i dy posteve, sepse është konflikt interesi: Shaqiri si “reisul Ulema” ia cakton rrogën Shaqirit si Myfti, apo, për të dy postet Shaqir Fetai merr dy rroga, sepse, vetë është kadi e vetë myfti! Kjo lëndë gjithësesi që do të shqyrtohet nga Komisioni Antikorrupsion, si dhe nga Digasteri qeveritar për luftimin e korrupsionit!
Shaqir Fetai, e dëmtoi Rijasetin, sepse e la edhe pa një anëtarë, (minus myftiu i Gostivarit), e dëmtoi edhe Myftininë e Gostivari, sepse e la pa myfti dhe, gati që gjashtë muaj edhe pa kordinator të Myftinisë! Shaqir Fetai, që nga momenti kur pranoi të regjistrohet si ushtrues detyre, ai e ka menduar mirë qëndrimin sa më të gjatë në këtë post në krye të BFI-së, por, nuk e ka menduar një gjë: e ka humbur të drejtë e vijësimit të të qenurit Myfti i Gostivarit (sepse do t’i duhet të shkojë sërish në rizgjedhje) dhe, për më keq, e ka humbur të drejtën e kandidimit dhe konkurrimit për kryetar të BFI-së në zgjedhjet që duhet të organizohen pikërisht nga Shaqir Fetai. Sepse, ashtu thotë Ligji për marëdhënie pune i vendit: personi u.d. nuk ka të drejtë të konkurrojë për ta kapur postin më të lartë në krye të të cilës vihet për një kohë si ushtrues detyre, sepse paraqet konflikt interesi.
Populli gjithnjë ka thënë: mos e synoni copën e madhe të bukës sepse mund t’ju ngelë në fyt! Fatkeqësisht kjo copë tashmë i ka ngelur në fyt Shaqir Fetait por, ajo që habit është neglizhenca e Shaqos që të intervenojë për ta nxjerrë apo për ta gëlltitur disi këtë copë. Për ta gëlltitur mbase mund t’i operohet fyti, për ta nxjerrë pastaj, mbase do t’i duhet t’i operohet zorra e trashë. Fatkeqësisht, në të dy raste mund të përfundojë invalid dhe i paaftë për të ushtruar ndonjë detyrë apo obligim.
Kjo që u tha më sipër mund të duket si një hipotezë morbide, por, ajo që është më se e vërtetë dhe e pamohueshme është fakti që Shaqir Fetai pa dyshim që do të japë llogari para drejtësisë (qotë ajo e institucioneve shtetërore, qoftë e organeve dhe komisioneve të BFI-së) edhe atë për:

  • shkelje kushetutare me rastin e caktimit të vetes si “u.d. kryetar”;
  • shkelje të Ligjit për punësim që nuk lejon ushtrim paralel dhe njëkohësisht të dy posteve që varen njëra prej tjetrës;
  • zvarritje të procesit zgjedhor me ç’rast ka bërë një sërë shkeljesh ligjore dhe ka dëmtuar financiarisht BFI-në;
  • përpjekje që përmes politikave përjashtuese dhe “vendimeve misterioze” të kontrabandojë postin e kryetarit të BFI-së dhe,
  • shkelje të Kushtetutës së BFI-së si dhe manipulim të organeve gjegjëse shtetërore.
    Mos të harrohet edhe një fakt që aktualisht është më i rëndësishmi – paralizimi total i BFI-së nën postin “u.d.”, post ky që nuk ka kurrfarë kompetencash dhe kurrfarë të drejtash të tjera përveçse të nënshkruajë listat ekskluzivisht të rrogave! Çdo ditë të lume Shaqir Fetai si “u.d. kryetar i BFI-së” është duke e dëmtuar dhe po i kushton tepër shumë BFI-së!
    Pse e gjithë kjo dëshirë dhe gatishmëri e Shaqir Fetait për t’u tallur me BFI-në? Çfarë faji i ka BFI-ja nëse në këtë situatë Shaqir Fetain e ka sjellë “babai i tij shpirtëror”, Sulejman Rexhepi?
    Shaqir Fetai nuk po kupton se, për këtë tallje kundër fesë islame në vend, tashmë ia tërhoqi vërejtjen edhe Vetë Zoti! Ai tashmë duhet të kuptojë se, si vetë Shaqir Fetai ashtu edhe BFI-ja, pa Afrim Tahirin, do të jenë nën inercionin e rënies së lirë pingule, deri në shkatërrim total. E vetmja shpresë e rimëkëmbjes, e punëve të mbara, e daljes në selamet dhe e sukseseve të garantuara të BFI-së, ngelë Afrim Tahiri. Vetëm le të kthehet filmi në përiudhën 2006-2011! Shaqir Fetai është demode, nuk është ai model tek i cili duhet të varet plaçka e pistë e jo më shpresa! Fatkeqësisht!

Leave a Reply