Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në facebook ka publikuar informacione në lidhje me diplomatin maqedonas Mile Milenkoski, i cili para disa dite u arrestua në Serbi, shkruan Alsat. Dimitrov thotë se ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vijenë në vitin 2015.
“Ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë në vitin 2015, kur MPJ është udhëhequr nga një ministër tjetër. Kërkesa e tij për të vazhduar mandatin është refuzuar nga ana ime”, thotë Dimitrov.
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se institucioni që ai drejtonte, në vitin 2019 ka marrë indikacionet e para se po hetohej një grup i diplomatëve, në mesin e të cilëve është edhe Milenovski.
“MPJ-ja për hetimin e paralajmëruar me shkrim dhe në kohë ka informuar shërbimet e sigurisë, të cilët mes tjerash janë kompetentë për kontolle dhe certifikat të sigurisë”, shkruan Dimitrov.
Zv/kryeministri aktual për Çështje Evropiane thotë se MPJ nuk mund të tërhjek pasaportën diplomatike, përveç rasteve kur diplomatëve u merret certifikata e sigurisë.
“Fletarresti nga Interpoli është lëshuar në shkurt të vitit 2020, pasi diplomati është kthyer nga Vijena dhe për këtë nuk ka pasur asnjë informacion në MPJ derisa kam qenë me detyrë atje. Si dhe pse është dërguar pikërisht ky diplomat në Mision në OSBE, nuk kam informacioni”, shkruan mes tjersh Dimitrov.
Ndryshe, diplomati Millenkoski dyshohet se është arrestuar në Serbi me kërkesë të Interpolit austriak, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë. Jozyrtarisht thuhet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sërë veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim.