Duhan prodhuesit e presin ditën e nesërme dhe takimin me bordin inicues me kryeministrin Zoran Zaev.
Të mëdha janë pritshmëritë tek një pjesë e duhanxhinjëve se problemi do të tejkalohet me ndërmjetësim të kryeministrit, e kështu duhanxhinjtë në FB po publikojnë qëndrimet e tyre e ku, një pjesë e madhe insistojnë duhani të mos dorëzohet derisa nuk ka marrëveshje nga takimi.
Gjithsesi, një pjesë e madhe e duhanxhinjëve e dorëzojnë duhanin dhe të dëshpëruar nga vlerësimi i paraqesin përllogaritjet. Shpesh konsiderojnë se klasa e duhanit u vlerësohet për dy shkallë më poshtë. Duhanxhinjtë thonë se këtë vit vlerësimi i duhanit është madje më i keq se i vitit 2015, kur çmimi mesatar ishte 184 denarë, e sivjet sipas Ministrisë së Bujqësisë, 167 denarë për kilogram, e të mos flasim në krahasim me vitin e kaluar kur duhani kishte çmim mesatar prej 220 denarëve.
Prodhuesit e duhanit nga bordi inicues ndërkohë nuk e përjashtojnë mundësinë për blllokime dhe protesta. Ata thërrasin prodhuesit e duhanit të mos kritikojnë në FB, por kur të ketë protesta të dalin në bllokime.