Dy shembuj të pakrahasueshëm

Nëse analizojmë punën e Ulema Mexhlisit të Shkupit, bazuar në raportin e punës përpara 100 viteve, gjegjësisht gjatë vitit, 1 korrik 1938-31 dhjetor 1939, me punën katërmbëdhjetë muajshe të bashkësisë fetare të Shaqir Fetait, gjegjësisht të vitit, nëntor 2020-dhjetor 2021, do të vërehet një dallim epik për sa i përket punës profesionale por dhe kombëtare të Institucionit një shekulli më parë me punën qorrazi të atyreve që për mision kanë devalvimin dhe shkatërrimin total të Institucionit gjashtë shekullor të BFI-së

Shkruan Afrim Tahiri

Nisur nga konteksti historik, shoqëroro-politik si dhe, marrë parasysh frikën e botës nga lëvizjet nazi-fashiste që si furi po shtriheshin mbi Evropën duke krijuar aleanca të rrezikshme për mbarë njerëzimin, pra, nisur nga këto fakte dhe, në anën tjetër, bazuar mbi raportin e punës së Ulema Mexhlisit të Shkupit që përfshinte Serbinë nga Beogradi e te poshtë, tërë Luginën, Malin e Zi, Sanxhakun, Kosovën e krejt Maqedoninë e Veriut, mund të konkludojmë se ky Institucion, një shekull më parë, ka qenë një prej shtyllve më të organizuara kombëtare që i ka ndejtur karshi Mbretërisë Serbe.
Rapoti në fjalë, përmbledh raporte, hulumtime e fakte të grupeve të ndryshme punuese që me urdhër të kryetarit të sapozgjedhur në atë kohë, Sherif ef. Osmani, kishin inspektuar punën e Ulema Mexhlisit si dhe të të gjithë organeve të saj. Në emër të këtij angazhimi, në fakt, synohej që të vihet deri te disa të dhëna, pa respektimin e të cilave tërë historia kombëtare do të ishte e mangët. Të dhënat e shumta statistikore, të grumbulluar në terren, me javë të tëra, nën kushte primitive, por me një vullnet të pashoq, janë grumbulluar të dhëna mbi numrin e myslimanëve në tërë territorin e Ulema Mexhlisit, mbi numrin e ojekteve fetare, mbi numrin e teologëve dhe shkallës së tyre profesionale, mbi numrin e varrezave, teqeve, tyrbeve, mbi numrin e mualimëve, mbi numrin e ndjekësve të mësimbesimit islam, mbi numrin e xhemateve medreseve, nxënësve, mbi numrin e shoqatave humaniare, kulturo-artistike etj. etj.
Histori më vete është organizimi dhe puna ditore e Ulema Maxhlisit, punë kjo e kryer mbi baza të një profesionalizmi të lartë, që flet për programe e strategji të veçanta, që flet për seriozitetin dhe misionin që kryesia e atëhershme (Hfz. Sherif ef. Osmani, Ataullah ef. Kurtishi, Bedri ef. Hamidi dhe Idriz ef. Hajrullau) i kishte caktuar vetes!

Aktivitet profesional i burrave të kombit e të fesë

Janë disa shënime që duhet të ngelin model pune për gjithësecilin që dëshiron të lë gjurmë në punën e vet dhe që do të arrijë maja të sukseseve. Asnjë veprim nuk është kryer pa u mbështetur në vendimet e organit më të lartë, vëndime me data e me numër protokolar, të shoqëruar me arsye mbi sjelljen e atyre vendimeve. Vendimet nuk janë urdhër, as rekomandime dhe as arsyetime të një subjekti, qoftë ky dhe kryetari, por janë rezultat pas shterrimit të argumentave dhe nevojave të ngritura në mbledhje ditore të organit kolektiv të Ulema Maxhlisit.
Raporti thotë se përgjatë këtyre muajve (1 korrik 1938-31 dhjetor 1939) u mbajtën gjithsej 69 mbledhje, edhe atë: 23 mbledhje në pjesën e dytë të vitit 1938, në të cilat u shqyrtuan 389 lëndë, kurse më 1939 u mbajtën 44 mbledhje, në të cilat u shqyrtuan 1973 lëndë. Në pjesën e dytë të vitit 1938 te Ulema Mexhlisi kanë arritur 2191 lëndë, kurse në vitin 1939 kanë arritur 8941 lëndë. Janë shqyrtuar që të gjitha këto lëndë. Veç kësaj, u shqyrtuan edhe një numër i madh i lëndëve të trashëguara nga ish-udhëheqësia e naibit.
Sipas këtyre fakteve, mund të përfundojmë se organi kolektiv i Ulema Mexhlisit në muaj ka mbajtur nga 8-9 mbledhje, ku si pika të veçanta në rend dite kanë qenë edhe shqyrtimi i lëndëve, si të komunitetit të teologëve ashtu edhe të qytetarëve të territorit të Ulema Mexhlisit të Shkupit. Në vazhdim le t’i shohim disa nga aktivitetet që i kanë kryer kryesia si dhe organet e ndryshme të atëhershme:

U sollën 10 vendime (që mbajnë datën dhe umrin e regjistrimit në fletoren zyrtare) për avancime, ndërrim të vendeve të punës, largim apo punësim të reja;

U sollën 22 vendime përmes të cilëve u miratuan mungesat, pushimi vjetor dhe pushimet mejksore personelit të Ulema Mexhlisit;

Asnjë lëvizje, si brenda ashtu edhe jasht, nuk mund të kryehej krye më vete, pa miratimin e vendimeve qoftë për vizita të ndërsjella të organeve brenda teritorit të Ulema Mexhlisit, qoftë për vizita zyrtare. Natyrisht, vendimet sillen bazuar në arsye të veçanta, qofshin ato si nevoja apo si iniciativa orgaizative.
Kësisoj, gjatë kësaj periudhe prej pesëmbëdhjetë muajve, Ulema Mexhlisi solli 11 vendime për udhëtime zyrtare.
Është për t’u admiruar qëndrimi fetar e profesional që drejtuesit e Ulema Mexhlisit kanë pasur me arkën qedrore të Institucionit. Asnjë metalik nuk ka mundur të dalë pa një vendim të organit. Kështu, gjithnjë përgjatë kësaj periudhe kohore janë miratuar gjithësej 7 vendime për paradhënie (avans) për anëtaarët e Komisionit kuvendor të Vakëfit Mearifit të Shkupit.
Komision për këqyrjen e situatës momentale të xhamive në territorin e këtij Mexhlisi të Shkupit si dhe për t’i evidentuar nevojat e xhemateve për meremetimin apo ndërtimin e xhamive të reja ose të minareve të tyre, miratoi 14 vendime si: Vendim numër 2757, të datës 15 shtator 1938, të ndërtohet minarja e xhamisë në Vrapçishtë (Gostivar); Vendim numër 3491, të datës 15 shtator 1938, të ndërtohet minarja e xhamisë në Hodonoc (Gjilan); Vendim numër 2927, të datës 19 shtator 1938, të ndërtohet xhamia në Rostushë (Gostivar); Vendim numër 3816, të datës 29 tetor 1938, të ndërtohet xhamia në Sopot (Kumanovë) etj.
Gjatë periudhës së përgatitjes së këtij Raporti, për shkak të angazhimit me honorar të disa imamëve të xhemateve, janë lëshuar 16 vendime. Në ndërkohë janë miratuar edhe 3 vendime për pensionim të personelit. Po ashtu, në këtë periudhë janë miratuar edhe 169 vendime përmes të cilëve i janë dhënë leje imamëve të xhemateve për të munguar, për pushime vjetore dhe mjekësore, etj. Kurse, Komisioni kuvendor i Vakëfit Mearifit, ka miratuar 75 vendime për paradhënie të imamëve të xhemateve.
Natyrisht, pa lejen dhe vendimet e Ulema Mexhlisit asgjë nuk ka mundur të “funksionojë” brenda xhamive. Gjithçka ishte nën kontroll dhe saktësisht dihej se kush është mualim, kush është i angazhuar dhe sa ishte numri i nxënësve. Kështu, gjatë kësaj periudhe, Ulema Mexhlisi, pas analizave dhe shterrjes së argumentave, ka miratuar 67 vendime për hapjen e mektebeve të reja, ndërsa janë lëshuar edhe 208 vendime për angazhimin e mualimëve.
Një vëmendje e veçantë e Ulema Mexhlisit të Shkupit ishte përqëndruar edhe në ofrimin e këshllave si dhe të mendimeve bazuar në pikëpamjet dhe mësmet islame për cilindo qytetar që shprehte kërkesë. Përgjatë kësaj periudhe Ulema Mexhlisi lëshoi 46 vendime-fetva apo shpjegime sipas Sheriatit.

Në anën tjetër, le të marrim si “raport” të punës për periudhën prej katërmbëdhjetë muajve, “biltenin” e bashkësisë fetare të Shaqir Fetait, që pasqyron “punën” e tij për periudhën nëntor 2020-dhjetor 2021! Çdo përpjekje serioze për të bërë një krahasim të “raportit” të Shaqir Fetait dhe atij të Hafëz Bedri ef. Hamidit, do të ishte, mbi të gjitha, një nënçmim dhe mohim cinik ndaj punës patriotike, kombëtare e fetare të Ulema Mexhlisit. “Raporti” i Shaqir Fetait shpreh paudhësinë e tij, diletantizmin e tij, narcisoizmin e tij, afinitetet e tij psikopatike për të shkatërruar Institucionin më të rëndësishëm të vendit si dhe për ta deorganizuar tërë xhematin e vendit.

Bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait është turpi i vendit e i kombit

Mbi 13.400 lëndë jan shqyrtuar dhe janë lëshuar po aq vendime përgjatë 113 mbeldhjeve që i ka mbajtur Ulema Mexhlisi nga korriku i vitit 1938 e deri më fund të vitit 1939. Për pesëmbëdhjetë muaj 113 mbledhje! Gati nga dhjet mbledhje në muaj të organit kolektiv, siç ishte Ulema Mexhlisi!
Po çka na paska bërë “reisi”, Shaqir Fetai, ky instalacion i shpifur në krye të BFI-së nga struktura që nuk kanë të bëjnë asgjë me Bashkësisë Fetare Islame në RMV! Një shfletim shkarazi i “raportit” të Shaqir Fetait na sjell në këto të dhëna, sa qesharake aq edhe të trishtueshme!
Për katërmbëdhjetë muaj “aktivitete” të publikuara edhe në fb-un e BFI-së, edhe në fb-un e Shaqir Fetait por edhe në paçavurën “zyrtare” të BFI-së, Shaqir Fetai mund të “mburret” me këto fakte:
Në 95 faqe ka publikuar si aktivitete te veta 95 “lajme” që në fakt janë:
47 urime nga subjekte të ndryshme
28 ngushëllime nga Shaqir Fetai dhe për Shaqir Fetain
6 konkurse të qendrave të ndryshme
14 urime prej Shaqir Fetait
Çfarë aktivitetesh ka këtu me të cilat do të mburrej BFI-ja por dhe breznitë që do të vinë pas 100 viteve! A mund të jetë e arritur “fletorja përkujtimore” personale e Shaqir Fetait! Janë edhe nja 5 autorizime (pra, jo vendime) përmes të cilëve Shaqir Fetai mundohet të imponohet si “mbret” i vendit, si prijës politik i vendit, i cili, me peshën e autoritetit politik që “e ka”, ka të drejtën që të veprojë me autorizim, pa pasur nevojë për kurrfarë vendimi! Kurse, pararendësit e tij për një vit e gjysëm paskan miratuar mbi 13 mij vendime!
Në “raportin” paçavurë të Shaqir Fetait, raport ky që vulos turpin e Institucionit, Shaqir Fetai na sjell mbi 750 fotografi prej të cilave 91% e fotove janë pozim i shpifur dhe i ulët i manekenit, Shaqir Fetait, dhe, vetëm 9 për qind janë foto të çastit. Natyrisht, narcisozimi i tij vërehet sidomos në fb-un e BFI-së dhe në “paçavurën zyrtare” ku të publikuara po të njëjtat informata të përmbledhura në këtë “raport” shoqërohen me mbi 3000 foto, prej të cilave 95% e fotove janë pozime të shpirtërisht të papërmbushurit (Shaqir Fetait) ndërsa vetem 5 për qind janë foto të çastit!
Shaqir Fetai i publikon si aktivitete madhore të tij mbi 150 pritje të personave privat e të familjarëve të vet, të cilët vetëm sa e kanë dëmtuar BFI-në duke u qerasur me çajëra e kafe, me lëngje e me dreka dhe darka të paguar nga arka e BFI-së. “Zyrtarisht” është vizituar nga 46 persona, prej të cilëve, shumica i përkasin atyre shërbimeve që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së! Janë të evidentuar 13 vizita nga ambasadorë e personalitete të rëndësishëm nga jashtë. Të gjitha këto vizita, absolutisht që të gjitha, në fakt shprehin aktivitet të tjetërkujt (Të vizitorëve) dhe jo të BFI-së e aq më pak të Shaqir Fetait! Po, janë dhe nja 7-8 vizita, aktivitete të Shaqir Fetait, që i ka kryer nëpër institucione të larta shtetërore! Ky aktivitet në fakt ka qenë në shërbim të aktiviteteve të funksionarëve të shtetit. Shaqir Fetai këto vizita nuk i ka kryer në interes të BFI-së, këto vizita nuk i ka shfrytëzuar për të dorëzuar vendime të BFI-së, kërkesa të pakthyeshme, nuk ka dorëzuar qëndrime zyrtare të BFI-së, por, thjesht, i ka shfrytëzuar për t’u ndjerë “i madh”!
Në këtë “raport” i ka të evdinetuar vetëm 12 vizita zyrtare që i ka bërë jasht vendit, edhe atë, jo që i ka materialzuar në interes të së mirës së përgjithshme të BFI-së por, thjesht, e ka dëmtuar buxhetin e BFI-së, duke përfituar edhe ndonjë “rrogë” të huaj, apo ndonjë lekë në formë mëditje!
Fatkeqësisht, Shaqir Fetai, për këta katërmbëdhjetë muaj të përfshirë në këtë “bilten” ka shënuar se ka realizuar vetëm 3 mbledhje me organet e BFI-së (Rijasetin dhe Kuvendin), prej të cilave nuk ka të nënvizuar asnjë konkluzion, asnjë vendim, asnjë qëndrim! Si lëvizje për të fituar qelepir ndonjë drekë a darkë, Shaqir Fetai ka shënuar se ka prezantuar edhe në 15-20 organizime për hedhje të ndonjë gurthemeli të xhamisë së re, të hapjes së ndonjë xhamie të re, si dhe në ndonjë dua hatme apo hifzi, të cilat, edhe këto, nuk shprehin kurrfarë aktiviteti personal të Shaqir Fetait.

P.S.

Pra, njëqind vite më parë, kombi pati burra që të përkujdeset, veç të tjerash, edhe për Institucionin fetar islam, përmes së cilës e ndihmonte interesin dhe çështjen kombëtare dhe, ja, sot, duke i kryqëzuar këto fakte, na del puna që kemi diletantë që punojnë me diletantizëm për kryedilitantin! Ja pse REFORMAT në këtë Institucion janë të domosdoshme, janë urgjente dhe jetike!

Leave a Reply