Ditën e sotme është organizuar një pritje ku janë mbledhur përfaqësues të partive politike kryesore dhe zyrtarë të Kosovës për të festuar 8-vjetorin e Pavarësisë.
Mes tyre ishte presidenti Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentari Ilir Meta, deputeti Pandeli Majko e shumë të tjerë.
Pandeli Majko dhe Ilir Meta kanë qenë po ashtu në krye të Qeverisë shqiptare.
Pavarësisht sulmeve të shpeshta që i bëjnë njëri-tjetrit, Berisha është shfaqur shumë në humor me përfaqësuesit e mazhorancës Meta dhe Majko.