Fillet e korruptimit të Shaqir Fetait

Çfarëdo brenge, çfarëdo trishtimi apo shqetësimi, çfarëdo gëzimi apo lumturie që shpërthen nga Shaqir Fetai, duhet kuptuar vetëm si emocion i demagogut, i cili, që të gjitha i ka me hile. Shaqir Fetai tashmë është dëshmuar, me vulë e me nënshkrim se, është i ligë, se është i keq, se është i rrezikshëm, sepse është zgjidhje e imponuar nga strukturat antiislamike e anti-BFI

Shkruan Sabit Ibrahimi

Dy gënjeshtra të mëdha, që, për nga përmasat prekin tokë e qiell, e që i përdor Shaqir Fetai nëpër monologje televizive, janë: financiarsht BFI-në e gjeta të dërmuar, me mjete financiare për vetëm një muaj rrogë dhe, e gjeta me një administratë që shpërndante dokumente arkivore anekënd botës!
Tani, sipas Shaqir Fetait, paska bërë para mjaftueshëm, dmth paska dalur nga kriza financiare dhe, paska bërë “reforma rrënjësore” në administratë. Në këtë shkrim do ta bindim se po rrenë dhe se rrencak më të pacipë nuk gjenë dot njeriu në këtë fytyrë të tokës!
Shaqir Fetai nuk e gjeti në krizë financiare BFI-në, por, Shaqir Fetai e shkaktoi krizën financiare, është pjesë e asaj strukture për të cilën Lëvizja më se gjashtë vite ka sinjalizuar se në BFI (në të gjitha organet e saj) po vidhet, po keqpërdoret fitri, zeqati, paratë e haxhit e të kurbanit, se nuk po raportohet dhe as që po kërkohet raporte, se BFI është shndërruar në një bahçe të madhe e pa zot ku hajnat ladrojnë siç ua do e zeza zemër! Shaqir Fetai me marifetet e tij antiislame i deboi arabët ng Gostivari ku ishin të gatshëm të ndërtojnë vakëf në vlerë prej 9 milion eurove; ai është praktikisht, kontribuesi më i madh i shkaktimit të kësaj krize, të cilën sot e përdor si alibi për “rrebelim” kundër “babait të vet shpirtëror”, H. Sulejman Rexhepit.
Po si e paska tejkaluar tani këtë krizë? Nga i erdhën paratë? Kujt ia nguli, apo, janë paratë e akumuluara nga letrat me vlerë si dëmshpërblim nga qeveria për pronat e padenacionalizuara? Nëse janë letra me vlerë, Shaqir Fetai bën një veprim antiislamik nëse atë kompensim financiar të vakëfit të pakthyer e bën rrush e kumbulla për rroga. Ato para janë për ta shtuar vakëfin dhe jo për ta rehatuar Shaqir Fetain si reis i falsifikuar.
Shaqir Fetai paska bërë reforma administrative?! Kujt ia tregon këtë rrenë ai, a! Në administratën e BFI-së, gjegjësisht, të Rijasetit, janë të punësuar nja 12-13 vetë. Që të gjithë janë në punë! Por, nejse, çka nënkupton Shaqir Fetai me “reforma në administratë” përveç improvizimit të lirisë për shkelje të rënda kushtetutare, deri në falsifikim të vetë pozitës së tij!
Po, ka bërë nja dy-tre ndërrime të vendeve të punës, veprim ky që flet për pazarllëqe të pista dhe për fillet e korruptimit të thellë të Shaqir Fetait. Shaqir Fetai paska “themeluar” një sektor, për bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar (me BE, OSBE, me NATO-n), kuptohen në kundërshtim me Kushtetutën, sistematizimin e punës, të cilin sektor ia ka besuar Mustafa Dautit, njeriut më të pabesuar ndër myslimanët e vendit dhe ndër qarqet ndërkombëtare! Sepse, edhe zogjtë e Amazonës tashmë e dinë se çfarë vjedhjesh të ndyta ka bërë derisa ishte në krye të OH HILAL, madje vjedhjet i ka kryer në emër të islamit e të humanitetit. Në vend të tij caktoi një tjetër edhe më të rëndë për nga veprat devijante, “anëtarin e rijasetit shkarkues” (kurrë pa qenë anëtarë!!!), qefliun e bastoreve, Fadil Ramadanin. Për kët “reformë” të turpshme të Shaqir Fetait do të flasim një herë tjetër.
Le të ndalemi te “pika politike kontaktuese”, Mustafa Dauti! Sipas Kushtetutës së BFI-së zhvillimi i politikave të larta dhe prezantimi i tyre para opinionit, para faktorit relevant të vendit dhe atij ndërkombëtar, është obligim dhe detyrë ekskluzivisht e Reisul Ulemasë, i cili, mbase edhe herë pas here do të caktojë donjë këshilltarë të vetin për të prezantuar në ndonjë takim ku do t’i prezantojë qëndrimet e Rijasetit. Të keshë një “ministër të punëve të jashtme” në BFI do të thotë ta relativizoshë peshën e parelativizuar të Reisit. Këtë mund ta lejojë vetëm Shaqir Fetai, mbase nga frika se të huajt mund ta refuzojnë, meqë tashmë u dokumentua se ka qenë alet i Stanko Dragoviqit, oficer i UDB-së në Sarajevë, më vonë bashkpuntor i Temelko Boshkovskit, sipas porosive nga lart!
“Ministri i punëve të jashtme” i Shaqir Fetait, Mustafa Dauti, është njëri prej zhvatësve kryesorë, njëri prej matrapazëve ta paparë dhe njeri prej hajnave të pashpit të BFI-së. Shaqir Fetai, pa dyshim që ka dorëzuar kontributin financiar të Myftinisë së Gostivarit në Rijaset, siç kanë dorëzuar edhe myftinitë e tjera! Dhe, kur e pushtoi falë përkrahjes politike dhe të pushtetit, u trondit kur gjeti financa vetëm sa për një rrogë të të punësuarve! Ku ngelën paratë?! Një prej hajnave më të mëdhenj të atyre parave dhe të aksioneve humanitare në mbledhje të ndihmave financiare për vëllezërit tanë në raste të ndryshme humanitare, ka qenë pikërisht Mustafa Dauti, i cili shënon “reformën e suksesshme administrative” të Shaqir Fetait!
A e ka pyetur Shaqir Fetai “ministrin e vet”, Mustafa Dautin se, prej nga tërë ajo pasuri e paimagjnueshme për një administrator të Rijasetit të behet pronë e tij! Prej nga Mustafa Dauti vetura aq të shtrenjta, në vlerë mbi 300 mij euro! A e ka pyetur hajnin e përgëdhelur, Mustafa Dautin, prej nga arriti të behet pronarë i aq shumë çertifikatave të pronësive, të cilat, një i punësuuar në BFI, me rrogën e vet, vetëm mund t’i ëndërrojë!
Le ta pyes Shaqir Fetai, “ministrin e vet të punëve të jashtme”, Mustafa Dautin se, si u bë pronar i:

  • çertifikatës së pronësisë me numër 83667, sipas marrëveshjes për shitblerje të pronës së patundshme me numër 69/2018, të datës 6. 03. të vitit 2018, diku kah Sitimalli në Karposh;
  • a është i rastësishëm emri i Mustafa Dautit në çertifikatën e pronsisë me numër 52987;
  • ja, edhe një herë emri i Mustafa Dautit në çertifikatën e pronësisë me numër 83448;
  • Mustafa Dauti është edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 92649;
  • në Kapishtec Mustafa Dauti na del pronar i patunshmërisë me çertifikatë pronësie numër 59243;
  • po ashtu, Mustafa Dauti na del edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 59452, të pasurisë së patundshme me numër 756/2019, nga data 22. 05. 2019;
  • Mustafë Dauti na del edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 58518;
  • në çertifikatën e pronësisë me numër 83667 na del pronar i patundshmërisë Mustafa Dauti;
  • kurse në çertifikatën e pronësisë me numër 93575, pronare e patundshmërisë na del bashkëshortja e Mustafa Dautit, Mynever Dauti, e punësuar gjithashtu në BFI.
    Pra, Shaqir Fetai duhet ta konfiskojë këtë pasuri të arritur në mënyrë të paligjshme dhe duke e dëmtuar vakëfin e BFI-së dhe jo ta dëmtojë edhe më shumë duke shitur vakëf me qëllim që t’ia sigurojë rrogën Mustafa Dautit dhe sojit të tij.
    Mosreagimi i Shaqir Fetait do të thotë edhe korrupsion, qoftë ky pasiv apo edhe aktiv! Mund të thotë edhe “mundësi ideale” për të pasur një “këshilltarë” për zhvatje dhe pasurim të paligjshëm që “fare lehtë” legalizohet! Apo edhe “kapital” për shantazhim të atyreve me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë Mustafa Dauti! Reformë interesante administrative, ë?! Tipike “reformë” sipas recetave të shërbimeve të ndryshme intelegjente antiislame.
    Pa dyshim, reformat administrative kaq shumë të nënvizuara nga Shaqir Fetai do të arrihen duke u detyruar Shaqua në kthim kah kushtetushmëria e BFI-së. Me këtë rast do t’i përmirësojë të gjitha shkeljet, duke i rikthyer sërish “myftinjtë” në kordinatorë dhe duke i emëruar myftinjtë në bazë të rregullores për zgjedhje të myftinjëve. Këta që u zgjodhën me shkelje kushtetutare, pa dyshim që do të eliminohen që të gjithë, sepse votuan një të paligjshëm si puna e Shaqir Fetait, i cili do t’i eliminojë me qëllim që mos të shantazhohet asnjëherë prej tyre. Të gjithë do t’i ngulë, përfshirë edhe Mustafa Dautin, sepse ky është jë projekt i njohur vetëm për Shaqir Fetain, i hartuar nga punëdhënësit e Shaquas!
    P.S.
    Meqë ra fjala për Mustafa Dautin, “ministrin e punëve të jashtme” të Shaqir Fetait, çka kërkon ky të takohet me ”rivalin” e përjetshëm të Shaqir Fetait për postin e reisit, Skënder Buzakun, dhe me spiunin e pondlaftë e të shpupluar të Sulejman Rexhepit, Ismet Bitiçin. Gjatë këtij takimi të realizuar këto ditë në një nga restoratët e Çairit u bë edhe këmbimi i disa letrave (dokumenteve)! Pritni afera të reja!

Leave a Reply