Gjyqi për 27 prillin, Zekiri: Turma brohoriste “do t’ju vrasim”, Gjorçev dhe Todorov i mbronin kolegët

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Muhamed Zekiri, i cili sot dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, tha se ka qenë në njërin nga kabinetet për përkthim në galerinë e pres-qendrës së Kuvendit, prej nga ka dëgjuar se si nga turma kanë sharë dhe kanë pyetur “ku është Muki Zekiri, shiptari”.

Zekiri dëshmoi se turma ka brohoritur “do t’ju vrasim të gjithëve” dhe ka parë se si deputetët Nikolla Todorov dhe Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE kanë ardhur në sallën për shtyp me qëllim që t’i mbrojnë kolegët e LSDM-së dhe BDI-së, por se Todorov është shtyrë nga turma, ndërsa Gjorçev ka mbetur që t’i mbrojë.

Pas rreth dy orëve e ka dëgjuar shok bombën e parë, e më pas edhe dy të tjera, pas çka nga ana e policisë fillimisht ishin nxjerrë në galerinë e sallës 4, e më pas në njërën nga zyrat e deputetëve. Prej atje, përmes garazhit të Kuvendit, me transportues policor ishin evakuuar në kazermën në Gjorçe Petrov prej ku pas evidentimit janë lëshuar në shtëpi.

Zekiri dëshmoi edhe se kur janë evakuuar në zyrën e depuettes, Gjorçev u ka thënë se ka dëgjuar se nga ana tjetër e Vardarit po mblidhen njerëz të cilët dëshirojnë të vijnë në Kuvend dhe se ka kërkuar që të shihet nëse kjo është e vërtetë. Ata janë paraqitur tek miqtë e tyre dhe u kanë thënë se policia e ka marrë kontrollin në Kuvend dhe se janë të sigurt.

Pas dëshmisë së Zekirit, pritet që sot të dëgjohet edhe Petre Shilegovi, atëherë deputet, tash kryetar i qytetit të Shkupit.

Në seancë janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Gjykimi do të vazhdojë edhe nesër me dëgjimin e pesë dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në seancën e kaluar dëshmuan Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

 

 

 

Leave a Reply