Hipokriti nuk ka brirë, është vetë Shaqir Fetai

Kur snobi “bekohet” nga djalli, bëhet ushtar i devotshëm i tij. Si kundërshpërblim, djalli ia falë cilësinë më të poshtër që mund ta ketë njeriu i ligë – hipokrizinë! Kjo hipokrizi emrin e ka Shaqir Fetai

Nga Blerim Mahmuti

Kur ish-deputeti i parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sulmoi nga foltorja e Kuvendit ish-reisul ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, një nga muftinjtë që i reagoi me ashk e me shpirt ishte ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai! Madje, ky farë myftie ia bënte me dije se, të ofendoshë H. Sulejman ef Rexhepin është ngjashëm sikur ta ofendoshë tërë Bashkësinë Fetare Islame, madje të gjithë myslimanët e vendit. Pra, Shaqir Fetai aq e donte dhe aq shumë e respektonte efendi Rexhepin sa atë e shihte si personifikim të tërë BFI-së, të të gjithë myslimanëve të vendit.
Deputeti i atëhershëm, Muhamet Zekiri, paskësh deklaruar në një televizion nacional se janë me shumicë myftinjtë dhe organet e BFI-së që e përkrahin atë në denoncimet publike që ia bën H. Sulejman ef. Rexhepit, kurse Shaqir Fetai e përgënjeshtron atë, duke thënë: “Me vetëdije të lartë konstatoj se kjo deklaratë e Muhamed Zekirit është një shpifje e paskrupullt vetëm e vetëm që t’i forcojë qëndrimet e tij kundër BFI-së dhe kundër rrrreisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi.” Kur ish-deputeti në fjalë pohonte se pas vete ka shumicën e myftive, Shaqir Fetai, si ata skuthët e egër, si hipokritët e yshtur nga djalli, do të deklaronte se sulmet e Muhamet Zekirit si dhe shpifjet e tij janë përzierje flagrante në punët e BFI-së si dhe në organet bazë të BFI-së!
Pak kohë më vonë do të dalë në shesh e vërteta e madhe që fshihej në ato deklarata denoncuese të Muhamet Zekirit: vetë Shaqir Fetai paskësh qenë marionetë e huaj që kishte në shërbim disa aleta-myftinj për të cilët deputeti Zekiri thoshte se e përkrahin atë!
Shaqir Fetai nga një “ushtar besnik” nga një “luftëtar i denjë” nën komanden e H. Sulejman ef. Rexhepit, do të bëhet pikërisht ai “Hamzë Kastrioti”, ai tradhëtari më i madh që kishte qenë nën direktivat e ish-deputetit, që i përkiste shumicës parlamentare të asaj kohe LSDM-së e cila ishte në koalicon me BDI-në! Pikërisht, këto dy parti do ta “trimërojnë” apo do ta “yshtin” Shaqir Fetain për ta ndërmarrur tradhëtinë me të rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në institucionet fetare në vend, në rajon e më gjërë! Do t’ia ngulë thikën pas shpine njeriut që e llogariste “baba shpirtëror” të vetin!
Shaqir Fetai nuk pranonte që politika të përzihet në BFI! Po vetë që është produkt i një politike aniislame? Po vetë që u instalua në krye të BFI-së nga një politikë aspak miqësore në raport me BFI-në si Institucion?!
Se Shaqir Fetai është në shërbim të politikave që e instaluan në krye të BFI-së dëshmuan edhe zgjedhjet e fundit vendore! Një prej intelektualëve më të dashur e më të çmuar për momentin ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, doktor Arben Taravari, do të ankohet publikisht nga Shaqir Fetai i cili, i politizuar deri në veshë, agjitonte në shërbim të LSDM-BDI-së e kundër kryetarit aktual të Gostivarit. Sot, Shaqir Fetai, aq shumë e ka politizuar BFI-në, aq shumë e ka degraduar sa e ka shndërruar në filiale të BDI-së e në kotec të LSDM-së, të mbushur përplotë me pula të cilat gjelin e shohin në figurë të Muhamed Zekirit.
Kur dikush fliste kundër Sulejman ef. Rexhepit, Shaqir Fetai konstatonte se kjo është përzierje flagrante e politikës në punët e BFI-së. Sot, kur Shaqir Fetai akuzohet si i ngjyrosur politikisht, kur BFI-ja e tij akuzohet si filiale e një partie, kjo paraqet kënaqësinë më të madhe për Shaqir Fetain. Kjo është fe e shkuar feve për njeriun që del nga korridoret e UDB-së serbe nën pseudonimin ORAO!
Për më tepër, ndiqeni videon për të kuptuar se çfarë biçim hipokriti është Shaqir Fetai.

https://www.facebook.com/113481260056706/posts/719716592766500/

Leave a Reply