Hajnia e Shaqir Fetait

Të thuash se BFI paska siguruar katër tabela smart për FSHI-në, të thuash se Shaqir Fetai bëri pranim dorëzimin e tabelave smart që paskan qenë donacion nga Shoqata “Qëndresa Kosovare” për FSHI-në, është e njëjtë sikur të thuash se, Shaqir Fetai e pajisi Medresenë me dy kutija shkumsa, apo me pesë shpuza për të fshirë dërrasën e zezë; apo, Shaqir Fetai ia dorëzoi Medresesë një kamion me miell dhe një kamion me lakra që ia dhuruan banorët e një katundi myslimanësh të vendit.

Hajnia nuk ka brirë! Hajnia ka formën edhe të përpjekjeve idiotike të Shaqir Fetait, për përvetësimin e meritave të cilat as në ëndërr nuk ka mundur t’i shohë. 

Shaqir Fetai vjedh çdo vizitorë të BFI-së! 

Shaqir Fetai i vjedh edhe donacionet, edhe aktet humanitare, ai vjedh edhe meritat e të tjerëve. Madje i shoqëruar me bashkëpunëtorë sa për duartrokitje për të gjitha vjedhjet e tij.

Në Fakultetin e Shkencave Islame paskan ardhur drejtus të një Shoqate “Qëndresa Kosovare” dhe paskan dhuruar katër tabela smart për FSHI-në! 

Ku është këtu kontributi i FSHI-së?! 

Le të themi se BFI-ja, konkretisht, Shaqir Fetai, e paska siguruar këtë donacion? Po çka mendoi Shaqir Fetai, nga ky aksion të bëjë lajm?! Po Shaqir Fetai dhe BFI-ja e tij e kanë obligim, e kanë angazhim parësor që t’i furnizojë me mjete teknike-mësimore institucionet e veta arsimore, e ka për obligim që të sigurojë artikuj ushqimor për menset e këtyre institucioneve. Tani për çdo vezë të blerë, për çdo praz të blerë, për çdo krip e sheqer të siguruar, për çdo shkumës, shpuzë, kompjutor, tabela dhe tableta smart, mjete këto të domosdoshme për zhvillimin e njësive mësimore, nuk do të bëjmë lajm për Shaqir Fetain. 

Nuk do të thotë se secili vezëshitës, miellshitës e lakraxhi, e uron Shaqir Fetain dhe i dëshiroi shëndet të mirë. Kujt i plasë për shëndetin e Shaqir Fetait, hajnit, demagogut, intrigantit dhe hipokritit më të madh që e ka pasur në gjirin e vet përgjat historisë institucionale BFI-ja.

Vijnë njerëzit nga Kosova, dhurojnë për FSHI-në katër tabela smart, ndërsa aktiviteti i përshkruhet si meritë Shaqir Fetait. Kjo për faktin se ai është shumë i vetëdishëm se fare kot e kot është duke vegjetuar në BFI. Të gjitha meritat e tij janë ekskluzivisht për shkeljen e të gjitha neneve të Kushtetutës së BFI-së dhe, meritë e tij është edhe aftësia e tij prej plasteline për t’u shndërruar instalacion i lehtë i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së së vjedhur e të shkatërruar prej tij.

Islam ef. Caka dhe Mr. Sami Saliu, dy drejtuesit e “Qëndresës Kosovare” qofshin me nderë e faqebardhë për donacionin e tyre për FSHI-në, ndërsa hajnave dhe përvetësuesve të këtij donacioni Zoti ua nxiftë edhe më shumë fytyrën. /Levizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply