Hapja e negociatave/ Sassoli para deputetëve: BE nuk i tha “JO” Shqipërisë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka mbajtur një fjalim në Kuvend këtë të hënë, ku u ndal në procesin e anëtarësimit dhe tragjedinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Sassoli deklaroi se Bashkimi Evropian nuk i ka thënë “Jo” Shqipërisë, por vetëm është shtyrë hapja e negociatatve.

Ai vlerësoi edhe dialogun mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë që vjen në BE nga Shqipëria.

“Është një nder i madh të jem këtu në parlamentin shqiptar në këtë Kuvend që është shtëpia e demokracisë shqiptare. Bëhet fjalë për vizitën time të dytë. Do kisha dashur të vija më parë. Dëshiroj që t’ju shpreh afërsinë time qytetarëve shqiptar që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t’ju përballojmë vështirësitë dhe nga një angazhim nga ana e BE që të mbështesin Shqipërinë. Natyrisht, ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar se kemi ndarë një moment hidhërimi bashkë, menduar se procesi i anëtarësimit do të fillonte, por u ngadalsuar. 25 qeveri europiane ishin të bindur që kjo rrugë duhet të fillonte menjëherë, por nuk ndodhi kështu, megjithatë nuk u tha një “JO”, vetëm sa është shtyrë. Në pritje për të bërë disa mekanizma mbi metodologjinë dhe në të njëjtën kohë, për të bërë të mundur një “prishje mendje” për vendet që kanë rezerva, jemi të bindur që kemi të njëjtin këndvështrim. Jam këtu për t’i ripërtrirë besimin e BE-së. Thoshte mirë më parë kryetari i parlamentit se ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë edhe në të ardhmen, të pajtojmë hapësirën gjeografike me atë politike.”

Ndër të tjera, Presidenti i PE-së vlerësoi paketën “Anti-KÇK”, teksa shtoi se mbart diçka italiane dhe evropiane.

“Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, vij nga një vend që e njoh mirë krimin, pata kënaqësinë të shikoj se disa përvoja nga vendi im mund të jenë të dobishme për vendin tuaj. Reforma që ka filluar ka me vete e mbart diçka italiane, evropiane, mundësinë për të qenë të rreptë, por sigurisht brenda një kornize të shtetit të së drejtës. Ky është vështrim i drejtë për të luftuar krimin e organizuar.”

Leave a Reply