Është tërhequr shorti për 1/8 e finales në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Finalja e madhe e këtij viti do të mbahet në Stamboll të Turqisë, derisa 16 skuadra kërkojnë një biletë për fainle.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe shorti ka rezervuar disa përballje tejet interesante në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich do të përballet me Lazion e futbollistëve shqiptarë si Vedat Muriqi e Thomas Strakosha.
Takim tejet interesant do të jetë ai mes gjigantit spanjoll Atletico Madrid dhe atij anglez Chelsea.
Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp do të luaj me një skuadër gjermane, pasi përballet me gjysmëfinalistin e vitit të kaluar RB Leipzig.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi do të luaj përballë kampionëve të Portugalisë, Portos.
Ndeshja më e fortë e këtij raundi do të jetë ai mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain.
Real Madridi ka pasur fat në short, teksa do të përballet me skuadrën italiane Atalanta.
Çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:
Borussia Moenchegladbach – Manchester City
Lazio – Bayern Munich
Atletico Madrid – Chelsea
RB Leipzig – Liverpool
Porto – Juventus
Barcelona – Paris Saint Germain
Sevilla – Borussia Dortmund
Atalanta – Real Madrid