(Shaqir Fetai, si takvaxhi humoristik, u mundua të thotë diçka me rastin e fillimit të vitit akademik në FSHI, por, mjerisht, edhe një herë u dëshmua se është njeri shumë i ligë, censor dhe retushues i historisë. Ai sinqerisht mendon se islami në këta troje fillon që kur ai i tradhëtoi shokët e vet dhe u vetëshpall “reis”)
Nga Haxhi Isa Xhaviti
Shumë keq! Studentët e FSHI-së si dhe medresantët e Isa Beut, ngelën si të përjashtuar nga iniciaiva rinore-shkollore me rastin e zhvillimit të procesit mësimor. Tërë stafi i arsimtarëve të vendit, tërë ministria e arsimit, të gjithë drejtuesit e shkollave të arsimit të mesëm dhe të lartë, mbi tre muaj organizoheshin, planifikonin, sugjeronin, përcillnin konkluzione e përfundime se, shkolla duhet të fillojë sa më parë pas pushimit të stërgjatur veror. Dikush propozonin dhe këmbënguln në fillimin online të shkollës e dikush tjetër për vijimin klasik të shkollimit. E vetmja që nuk e tha asnjë fjalë lidhur me fillimin e procesit mësimor ishin këta të BFI-së si dhe drejtuesit e vatrave të saj arsimore. Pse ndodh kështu? Sepse, drejtuesit rinushë të BFI-së në mendjet e tyre të shk… kishin karrierën personale, pas një mori aktivitetesh prej hajnash, prej antiislamistëve, prej dështakëve, prej fuksave, kurse koha ishte për t’u përcaktuar dhe sjellë vendime kolektive lidhur me procesin arsimor, konform protokolit të imponuar nga pandemia e koronavirusit Kovid 19. Askush nuk e pati mendjen as te Medresja e as te FSHI! Ka një arsye! Sepse, nëse inistojnë në mësim të rregullt dhe në vendosje nëpër konvikte, do të dështojnë, sepse nuk kanë tubuar asgjë nga burimet financiare siç janë fitri dhe zeqati, nga haxhi e nga kurbanët, madje edhe atë pakë e mlodhën, e zhvatën duke i sorollatur bythët nëpër Emirate e nëpër blerje e në korrupsion të votave eventuale nëse shkohet në zgjedhje të reisit të ardhshëm sipas dëshirave të qelbëta të Shaqir Fetait. Këtë synim e ka Shaqir Fetai. U pëlqen mësimi online, sepse, kështu nuk do të zbulohen dështakë dhe, do të ngelë ndonjë denarë për t’i fshirë mjerkat e hajnave.
Dhe, Shaqir Fetai e anashkalon shënimin e fëllimit të procesit arsimor në Medrese, dhe zgjedh që të prezantojë në këtë “event” organizuar nga FSHI-ja! Nuk po merremi këtu me sharllatantizmin e Shaqir Fetait gjatë fjalimit të tij pej një injoranti të pashembullt. Nuk po merremi me snobizmin dhe dilentantizmin, as me hipokrizinë e tij, sepse këtë po e flasin vetë komentuesit e “informatave” ku flitet për Shaqir Fetain.
Po pse e kishte zgjedhur këtë “event” për të folur pranë “intelektualëve” që prezantuan në “eventin” e FSHI? Për të vetmen arsye sa për ta minimizuar dhe për ta “devalvuar” atë deklaratën e vet televizive publikuar disa ditë me parë ku shihet se çfarë elozhesh i thurrë Shaqir Fetai Sulejman Rexhepit! Dëshiron që ta përgënjeshtrojë kontributin e Sulejman Rexhepit në hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup! Zgjedhë që këtë djallëzi të tij ta shpreh sa më pranë Sulejman Rexhepit, gati në Sullare të Poshtme, për t’i treguar se ka mbaruar puna e tij, se nuk është më askushi, se mund të vijë e të të “shpullosë në oborr të shtëpisë”! Kjo ishte “trimëria” e Shaqir Fetait!
Nëse dikur Sulejman Rexhepi investoi pa dhimbje në zbardhjen e personalitetit të madh kombëtar e fetar, kontributin madhështor dhe devotshmërinë e para-paraadhësit të vet, Hafëz Bedriut, duke ia botuar edhe monografinë e tij, ky “reisi” i leshit, pra Shaqir Fetai, përpiqet që ta retushojë tërë historinë në këtë drejtim! Shaqir Fetai e kujton shumë mirë ditën kur ishte “bashkë me Dr. Muhamet Mustafën në Këshillin themelues të FSHI nuk paska arritur të gjejnë as pesë tituj”! Çfarë tituj o Shaqir Fetau? Po a nuk pat anëtarë të tjerë, a veç ju dy keni qenë? Pse po gënjen o Shaqir Fetai, po kush të ka bërë hesap ty kur ndërtohej FSHI? Pse e vë veten pranë emrit të Dr. Muhamet Mustafës, sa për të thënë se edhe ti je i rangut të tij, ë? Po ti je kontribues më i madh i kriminalizimit të BFI-së dhe organeve të saj, kurse Dr. Muhamed Mustafa ishte kontribues në sferën e kulturës dhe letërsisë islame në gjuhën shqipe. Ti bashkë me kryetarin tënd bënit plane si të vidhnit dhe si t’i fshihnit gjurmët e vjedhjeve!
Nëse në deklaratat telvizive, një javë para se ta shkarkojnë Sulejman Rexhepin, ia kishin taksuar të gjitha meritat Sulejman Rexhepit për themelimin e këtij Fakulteti, në këtë “event” ishin munduar që ta zerojnë fare, ta shumëzojnë me zero! U tha: “Për një fakultet të tillë Bashkësia Fetare Islame angazhohej vazhdimisht. Ajo e kuptoi imperativin e kohës dhe menjëherë ndërmori iniciativën për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Islame… Në të vërtet nevoja për një fakultet të këtillë u paraqit menjëherë pas diplomimit të gjeneratës së parë të Medresesë “Isa Beu”, te të cilët ekzistonte dëshira e madhe për ti vazhduar studimet… Pas një angazhimi të mundshëm shumëvjeçar të BFI-së, leja për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame u morr në janar të vitit 1995, ku edhe në mënyrë solemne në Kondovë u vendos gurrëthemeli i këtij institucioni të lartë edukativo arsimorë. Viti i parë akademik filloi më 1997/1998.”
Në këtë të vërtetë mungon e vërteta më e madhe, të cilën Shaqua e mohon qëllimisht, si dikur “policët kujdestar të trurit” kur censuronin gjithçka që nuk i pëlqente “sistemit”! Islamikisht do të duhej që Shaqua ta pranonte se, jo BFI-ja, por, ekskluzivisht Sulejman Rexhepi është angazhuar me mish e me shpirtë për themelimin e këtij Fakulteti. Tjetër gjë është motivi i këtij themelimi? Nëse do Shaqua edhe ia tregojmë motivin e vërtetë që ridhte nga punëdhënësit (!!!) e tij parësor! Shaqir Fetai nuk paska qenë as mësimdhënës, madje nuk ka qenë as në Maqedoni kur ka nisur zyrtarisht iniciativa për FSHI-në! Pastaj, pse e fsheh faktin që Dekan i parë historik i këtij Fakulteti ka qenë pikërisht Sulejman Rexhepi dhe, mbi të gjitha, i takon atij që të flasë mbi historikun e kësaj vatre arsimore dhe jo Shaqir sharlatanit, i cili, të kaluarës së vet në BFI i frikësohet si djalli temjanit!
Pastaj, pretendimet e tij si të një abdalli, si të një megalomani sharllatan, duke shitur kopalla se, pikërisht studentët e këtij Fakulteti na e paskan njohtuar Europën dhe mbarë Botën me islamin dhe me kulturën islame, se mos me pas qenë ky Fakultet do ta merrte pusi krejt botën! Po ata gjeneratat të shqiptarëve të Maqedonisë e viteve ‘70-’80, madje edhe më herët, që i mbaruan studimet nëpër fakltetet islamike nëpër qendra të ndryshme të botës arabe, në Turqi, në Sarajevë? Po ata qindra studentë që studiuan nëpër qendra të ndryshme islamike, edhe përkundër se në Maqedoni po funskiononte FSHI?
Shaqir Fetai asnjë fjalë nuk e tha për rrethanat shoqërore dhe historike kur u krijua ky Fakultet. Natyrisht, sikur të mos ishte Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ky fakultet akoma do të ishte ëndërr dhe dëshirë në letër! Pastaj edhe lufta e UÇK-së i mbështeti për mur armiqtë e këtij Fakulteti! Po në cilin taborr ishte Shaqir Fetai?
Shaqir Fetai është aq i poshtër sa me të vërtetë mendon se, gjithçka islamike, ka nisur dhe ka marrë formë që nga koha kur ai i tradhëtoi shokët dhe u vetëmërtua si “reis”! A ka më ofendim për kuadrin teologjik të vendit se sa “kryetar” i intelektualëve myslimanë të vendit të jetë Shaqir Fetai! Ç’humor i zi ky!