Ish-kryeministri Francez në hetim

Vetëm pak orë pasi i dha mundësi presidentit Emanuel Makron për të riformatuar qeverinë franceze, Prokuroria e Përgjithshme e Francës ka nisur mbledhjen e fakteve për të nisur një hetim për ish-kryeministrin e vendit, Eduard Filip.

Hetimi, i cili po hapet pas nëntë ankesave të paraqitura kundër tij dhe një ministri të kabinetit të tij, do të udhëhiqet nga Gjykata Ligjore e Republikës (CJR).

Së bashku me Filip, përpara gjykatës pritet të dalin edhe ish-ministri i shëndetësisë, Olivier Véran dhe paraardhësi i tij Agnès Buzyn. Qeveria franceze është akuzuar për dështimin për të përgatitur dhe ndërmarrë veprime adekuate për të trajtuar pandeminë vdekjeprurëse të koronavirusit, me Francën që deri më tani ka regjistruar mbi 16 mijë të prekur dhe 29.875 vdekje.

Zanafilla e hetimeve ka nisur prej muajit të kaluar, pasi më shumë se 60 ankesa u bënë nga individë dhe sindikata.

Leave a Reply