Shansi ose shansi i humbur

Nga Zenun Fejzulla /

Prej fundit të muajit maji e deri tani, kaluan gati një muaj e gjysmë, ndërsa kryetari i përkohshëm i BFI-së u tha se ishte një shans që më në fund të filloi një punë e mbarë, në institucionin në të cilin besimtarët mysliman në mënyrë institucionale e të organizuar i realizojnë të drejtat e tyre individuale e kolektive, si për çështje besimi ashtu edhe ritualet rreth çështjeve të praktikumit të besimit islam. Ndërkaq deri tani asgjë nuk duket në përmbushjen e zotimit, me të cilin në paraqitjen e parë u duk shumë shpresëdhënëse. Prej kohës kur u “vet shpall Vet-kryetar” me mandat të përcaktuar e kufizuar, nuk është bërë qoftë edhe një lëvizje në drejtimin e organizimit të zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit të Ri të BFI, përkatësisht nuk është thirr kurrfarë mbledhje e Riasetit, për aq sa ka mbetur legjitim (disa të tjerë edhe janë me precedencë penalo-juridike!); nuk është thirrur as kuvendi i BFI-së, si organ që bënë verifikimin e arkës dhe përputhshmërisë ligjore të BFI-së.

Kryetari i përkohshëm, me mentalitet province e dinakërie provinciale, deri tani njihej vetëm si Myfti i Gostivarit i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke më shumë preferon që të mbahen zgjedhjet parlamentare, për të parë lavjerrësin e politikës se ka do të anoi më tepër, e pastaj të ndërmerr nisma në “mënyrë të pavarur” për rifillimin e zgjidhjes së nyjës Riaset-BFI.

Nëse shansin, tani e ka shansin!, nuk e shfrytëzon ai do të jetë vetëm edhe një shans i humbur, për të bërë diçka në të mirë të BFI-së. Kryetari i përkohshëm, tani në këtë moshë ka një shans së paku njëherë të jetë vetja, duke u ndarë prej të kaluarës së vetë ku qëndronte herë majtas e herë djathtas, para ose mbrapa ish Kryetarit të vetë, të vë një gurë e të lë një gjurmë, duke u marrë me organizimin e zgjedhjeve si të anëtarëve të ri të Riasetit e të Kryetarit të Ri të BFI-së, me kushtetutën në fuqi sado që ajo ka mangësitë e veta.

Ketë e ka detyrë por edhe zotërim,  prej ditës që mori detyrën e “përkohshme”; për më tepër është obligim moral, sepse karrierën e vetë të bujshme prej teologu dhe nëpunësi fetar e realizoi po në këtë institucion, e jo të manifestoj drojë, në mos edhe frikë prej oponentëve si brenda BFI-së ashtu edhe ndaj LMR të BFI-së. Kjo “frikë” nuk është e arsyeshme, sidomos ndaj LMR të BFI, ngase të gjithë e duan më të mirën për BFI-në. Reisi ose Kryetari i përkohshëm duhet të niset prej asaj që bashkon, e jo prej asaj që ndanë. Me këtë do të rriten gjasat që të jetë një “kryetar” i suksesshëm në nismën e premtuar, sesa të jetë një disfatë dhe fiasko e plot për të dhe institucionin që kryeson, e për të cilin zotohet ta rimëkëmbë.

Në rrugën e përfolur e të premtuar, duhet ta përdorë e shfrytëzoi çdo mundësi e çdo shans si ai vetë por edhe duke krijuar çdo mundësi e çdo shans edhe për të tjerët, të cilët me vite kontribuojnë, për rimëkëmbjen e kthimin e dinjitetit të BFI-së. Besimtarët këtë e presin prej të gjithëve, mjafton që të ju krijohet mundësi që edhe atë të jenë pjesë e zgjidhjes, e të zgjedhin më të mirin e mundshëm.

Leave a Reply