Islami: Heshtja nuk është përgjigje

Nga Abaz Islami /

Ish-kryeredaktori i Revistës Hena e Re, Abaz Islami e ka nisur ditën me kritika ndaj drejtuesve të BFI-së. Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

Ata që zuren pozita në BFI përmes pazareve në “Açihane” në periferi e që ishte kryekput në dëm dhe kurriz të institucionit, patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi. Lejimi me vetëdije dhe heshtja para krimit me automatizëm konsiderohet bashkëpjesëmarrje në krim, andaj evlijallëkun që e demonstrojnë të tillët nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër dhe mashtrim.
Çuditërisht, açihanxhinjët gënjeshtrën, mashtrimin dhe grabitjen e kanë bërë si diçka krejt normale dhe veprojnë sikur nuk kemi parime fetare që i ndalojnë dhe sanksionojnë këto veprime edhe pse Profeti, Muhammedi a.s konsideronte se:”mashtruesit nuk janë prej nesh”, ndërsa “kur e mësonte (Muhammedi a.s) se dikush po gënjen e nxirrte nga zemra e tij, derisa pendohej.”
Në mes tjerash, habit fakti se sa të pangopur që janë: grabit post, grabit detyrë, grabit funksion, grabit vakufin, grabit punën e huaj, grabit autoritet…! Vallë, kush ua mësoi dhe lejoi këto paturpësi?!
Vakuflënësit shekuj më parë nuk lanë pasurit e tyre trashëgim për muslimanët që tani dikush pandërgjegjshëm të lejon keqpërdorimin e tyre për interese miskine dhe të ngushta grupore, por gjithashtu mos harroni se epilogun fatal të atij pazari do të shohim shumë shpejtë.
Po, po…..po afrohet koha për shpalosjen e krimit që është lejuar dhe bërë në BFI vetëm për të fituar një karrige.

Leave a Reply