Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jo njëherë ka ndihmuar zullumin

Editorial nga LMR-BFI

Krymyftiu i BIK, Dr. Naim ef. Tërnava, për këto pesë vite turbulencash në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, jo një herë është rreshtuar në anën e zullumit antiislam e antikombëtar në këtë shtet. Akoma nuk është sqaruar se çfarë e ka lidhur aq shumë me ish-reisin Sulejman Rexhepin por, sa herë që i ka pasur punët ngusht, ai i është përgjigjur Sulejman Rexhepit që t’i vijë në përkrahje! Naim Tërnava gjithnjë ia ka shprehur këtë përkrahje, ndonëse kurrë nuk ia kërkoi raportin për të ditur se ku u shpenzuan mbi 150 mij euro që populli vëlla nga Kosova i dha ndihmë për hasanbegasit me rastin e përmbytjes apokaliptike e që përfunduan në xhepat e zullumqarëve në BFI.
Pesë vite rresht, pa ndarë, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së e ka luftuar zullumin, e ka luftuar “prijetarin” e këtij zullumi antishqiptar e antiislam,  ka luftuar shkatërrimin e BFI-së, e ka luftuar vjedhjen, përvetësimin dhe shitjen e vakëfit, kurse, sa herë që Sulejman Rexhepi është gjendur në zgripc të përfundimit në humnerën e harrimit, ka ardhur Naim Tërnava dhe i ka dhënë përkrahje! E ka legjitimuar punën e tij antiislame e antikombëtare. I ka dhënë përkrahje “Zharkos” dhe njeriut që ka njohur “Rijasetin e Serbisë” e cila nuk e njeh Naim Tërnavën!
Ndodhi që, më në fund, pikërisht ata përkrahësit më të denjë të Sulejman Rexhepit, ata që ishin krah i djathë i tij në hajni e në shkatërrim, ata që i duatrokisnin në çdo vjedhje e tëhuajësim të vakëfit, ta realizojnë angazhimin e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI dhe, duke i pranuar të gjitha vërejtjet si të sakta, ta shkarkojnë dhe ta dëbojnë Sulejman Rexhepin! Po ku mbeti përkrahja e Naim Tërnavës që ia jepte gjithnjë këtij zullumqari?!
A ka pëfunduar zullumi? Jo akoma! A ka përjetuar ndërgjegjësim Naim Tërnava, apo, edhe më tej i pëlqen që t’i japë përkrahje zullumit antiislam e antishiptar në Maqedoninë e Veriut? Fatkeqësisht, ky farë Kryemyftiu edhe më tej është aktiv në këtë drejtim! Sot paska ardhur dhe e paska uruar Shaqir Fetain, njeriun i cili ka qenë një nga  shtyllat kryesore të Sulejman Rexhepit në të gjitha ato aktivitete kriminale të zhvilluara nga ish-homologu i tij, Sulejman Rexhepi, në kriminalizimin e BFI-së! Sot paska qëndruar në BFI për ta uruar Shaqir Fetain, ndihmëshajnin e vakfit, ndihmësshkatërruesin e BFI-së! Naim Tërnava e ka uruar Shaqir Fetain? Çka e  ka uruar! Kryetar të BFI-së?! Po, ashtu e uron Shaqir Fetain, i cili mundohet ta vjedhë këtë titull, i cili e vuan këtë titull, i cili prezantohet si “Kryetar u.d. Reis”, edhe pse ligjërisht është “u.d. kryetar reisul ulema”! Naim Tërnava duhet ta dijë këtë fakt, duhet ta dij që nuk ka në botë u.d. reis dhe as që mund të ketë.
Naim Tërnava sot i ka dhënë përkrahjen zullumit, i ka dhënë përkrahje atij që e ka ndihmuar zhdukjen e më së paku 10 milion eurove vakëf për këto pesë vitet e fundit!
Naim Tërnava ka uruar dhe është pritur nga njerëzit, prej të cilëve rreth 70% janë nën llupën e policisë financiare dhe janë kandidatë potencialë për ta kaluar një pjesë të jetës burgjeve të Maqedonisë së Veriut si hajna! Këta tipa i ka uruar Naim Tërnava?!
Pa dyshim, shumë, shumë, shumë shpejt në BFI do të fillojnë reformat nga drejtuesit e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së! Edhe atëherë do të ketë fytyrë Naim Tërnava që të vie dhe të shprehë urata dhe përgëzime? Nuk mund të urohen edhe hajnat dhe zullumqarët edhe reformatorët dhe shpëtimtarët e jetës fetare islame. Për Naim Tërnavën është paksa vonë rreshtimi kah hajri, apo, tashmë përvoja në përkrahjen e zullumit është një rutinë shumë e lehtë e tij! /Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply