Imagjino të lindësh vajzë, të lindi nëna dhe bashkë me babin donin të quajten Imane, besim.
Imagjinoni që, ndërsa rriteni, kuptoni se keni një pasion, Boksin. Ju stërviteni, konkurroni, fitoni, keni një dhuratë.
Jeni shumë e fortë, por ndërsa rriteni vëreni se trupi juaj nuk është si ai i të gjithë të tjerëve rreth jush dhe kupton se keni diçka ndryshe. Një nivel më i lartë i hormonit të testosteronit.
Dhe nuk jeni vetëm ju që e vini re, por ata ju vënë në dukje sa herë që futeni në ring dhe e masni atë.
Imagjinoni që jeni ndjerë gjithmonë një grua, se nuk keni ndryshuar kurrë asgjë në trupin tuaj. Përveç kësaj, je rritur në një vend ku nderrimi i seksit është i paligjshëm, por çfarë rëndësie ka për ju? Ju jeni një grua dhe e dini këtë.
Imagjinoni të konkurroni disa herë, të merrni të gjitha ato grushta, të rrëzoheni, të ngriheni përsëri dhe të skualifikoheni. Disa herë, shumë herë. Një buzëqeshje, dhe ne ecim përpara, duke shpresuar për të rradhën.
Imagjinoni të hyni në ring me një irlandeze, Kelly Herrington (vetëm për të përmendur një) 1-0 për të, e para, e dyta, hera e pestë. Ke humbur sërish, ke marrë grushtet më të forta të jetës dhe nuk ke arritur të nokautosh as edhe një herë si ajo gruaja tjetër irlandeze qe kishe përballë dhe që te masakroi.
Megjithatë, ajo nuk e kishte gjithë këtë testosteron për të cilin ata flasin, askush nuk e vrau mendjen pse ajo ju mundi dhe as i bene analiza.
Imagjinoni të skualifikoheni sepse atë herë kishit një nivel testosteroni më të lartë se kriteret e kërkuara.
Imagjinoni të shkoni në Olimpiadë, vite punë, stërvitje, sakrifica, një ëndërr. Këtë herë niveli i testosteronit është normal, gjithçka është në rregull. Dhe pastaj imagjinoni të përkufizoheni si “burrë algjerian” nga gazetat italiane. Të gjeje veten objekt të një valë urrejtjeje dhe diskriminimi ku nuk doje të bëheshe pjesë dhe të quhesh trans, vetëm sepse për dikë nuk je mjaftueshëm femër.
Hidhe grushtin e parë, rreth 30 sekonda, nuk je ende nxehur për raundin. E sheh kundërshtarin që shkon në kënd, qan, thotë se dhemb. Je e hutuar, sigurisht që i ka dhembur, është grusht, nga ata qe ti ke marrë me mijëra.
Raundi mbaron ende pa filluar, ju vjen keq, ditë para se të përmbyteshit me polemika, dyshime, ankthe. I afrohesh asaj, për t’i përshëndetur, për t’i dhënë një dorë, ai solidariteti i famshëm femëror. Por jo, ju nuk jeni një grua, ju nuk e dini se çfarë është. Në fakt ajo të kthen shpinën, qan, largohet dhe ti rri aty, nuk di çfarë të bësh.
Çfarë faji ke?
Asnje. Ke lindur grua, me disa anomali, por je grua. Por për politikanët italianë nuk je, je algjerian trans.
Nuk dua të hyj në detaje, më vjen keq për Carinin. Mundimi mediatik sigurisht që pati një ndikim të madh. Por, hajde, po flasim për Olimpiadën e Boksit, ku mori pjesë një kampion italian i quajtur Tiger, flaka e artë e Policisë së Shtetit, jo për kërcimin klasik.
(Faleminderit Monia Ben R’houma për këtë tekst të bukur dhe empatik)