Më 17.03.2021, në “portalin” dhe në FB-un e Bashkësisë Fetare Islame u publikuar një informatë përplot gabime gjuhësore dhe logjike me çrast Jasir Jashari bëri një reagim me titull “Një informatë me gjuhë shkrimi që i nënçmon shqiptarët” ku mes tjerash tha: “Hej, alo! O Shaqir Fetai, mos lejo bashkëpuntorë të tu analfabetë që të na e përçmojnë intelegjencien! A e shikon që po ta ngulin bashkëpunëtorët e tu, duke komunikuar më lehtë me “google translate” e duke të të ofruar fjali të këtillë: “së bashku me kryengritjen e vlerave të mira njerëzore dhe mbështetjen e pikave të takimit midis vendeve, të gjitha ato në përputhje me orientimin bashkëkohor të OKB…”! KRYENGRITJEN E VLERAVE TË MIRA NJERËZORE!!! Këtë mund ta gjeni, shqiptarë të nderuar, vetëm në faqen zyrtare të BFI-së të cilën e ka uzurpuar Shaqir Fetai, veç të tjerash, edhe për të na e nënçmuar angazhimin tonë akademik kombëtar për ta ruajtur e për ta bartur brez pas brezi gjuhën tonë të pastër e të dëlirë.”
Në këtë reagim të ef. Jasharit, BFI reagoi përmes përmirësimit të informatës.
Më posht e keni informatën e plotë të BFI-së të publikuar më 17.03.2021 dhe në vijim edhe tekstin e përmirësuar.
REIS ULEMAJA PRITI KRYETARIN E KËSHILLIT BOTËROR PËR TOLERANCË DHE PAQE
Të mërkurën, më 17.03.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti me nderimet më të larta, Kryetarin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohammad Al-Jarvan të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të RMV, prof. Dr. Fadil Zendeli – njëherit edhe Zëvendëskryetar i Kuvendit të RMV dhe përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në Këshillin Botëror për Tolerancë dhe Paqe, dhe Prof. Dr. Zoran Ilievski, Drejtues i Zyrës së Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe në Maltë, ndërsa në këtë takim, Reisul Ulemanë e shoqëronin Sekretari Gjeneral i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani.
Fillimisht, Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi mysafirin e lartë me një biografi të shkurtër të Bashkësisë Fetare Islame, funksionimin dhe organizimin e saj. Ai gjithashtu foli edhe për aktivitetet që kjo bashkësi i ka ndërmarrë në vazhdimësi, në lidhje me tolerancën dhe bashkëjetesën, si dhe aktivitetet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë e më gjerë.
Këshilli Botëror për Paqe dhe Tolerancë është organizatë e madhe në të cilën janë anëtare 85 shtete dhe qëllim kryesor ka përhapjen e paqes, mirëkuptimit, tolerancës e bashkëjetesës.
Kryesisht u bisedua për një bashkëpunim të mirëfilltë reciprok, shkëmbim të kuadrove, specializim dhe studime në shtetet evropiane, ndarja e bursave për studentë të dalluar, organizimi i seminareve, tribunave dhe konferencave të ndryshme për paqe dhe tolerancë.
Kryetari i KBPT kërkoi mbështetjen e BFI të RMV në misionin e tyre marrë parasysh se kjo bashkësi është bashkësi serioze dhe faktor konstruktiv në Ballkan dhe më gjerë.
Të dy palët u morrën vesh që në të ardhmen me projekte të ndryshme të fillojnë bashkëpunimin e tyre konstruktiv.
Në fund, Reis Ulemaja i falënderoi mysafirët për këtë vizitë shumë domethënëse.