Juventusi ia morri Xhakën Bajernit

GAZETAEXPRESS E premte, 25 Dhjetor 2015 09:48

Juventusi nuk dëshiron të heqë dorë nga mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka

Kampionët e Italisë janë duke i monitoruar disa lojtarë pasi dëshirojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit. Në mesin e disa lojtarëve që i vëzhgon Juve, është kapiteni i Monchengladbachut i cili ka treguar paraqitje shumë të mira këtë edicion, shkruan calciomercato.com.Forma e mirë e tij këtë edicion, ka bërë që një numër i madh i skuadrave Evropiane të kërkojnë shërbimet e Xhakës, në mesin e tyre edhe kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.‘Zonja e Vjetër’ edhe në të kaluarën ka qenë i interesuar për ish-anëtarin e Baselit, i cili me pas zgjodhi Borussia Monchengladbach.Përveç këtyre dy skuadrave, Xhaka kërkohet edhe nga Atletico Madridi dhe Milani. /Express/

Leave a Reply