Ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se të gjithë kandidatët që do të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet t’i nënshtrohen testit të poligrafit. Aplikantët do të kontrollohen nga pesë ekspertë.
Gjatë pjesëmarrjes në certifikimin e ekspertëve të poligrafit të organizuar nga Ministria e Brendshme, diplomatja theksoi se reforma në drejtësi është një element i rëndësishëm.
Ndër të tjera, Kim nuk la pa përmendur edhe ndihmën që ka ofruar dhe vijon të japë SHBA-ja.
“Shqipëria ka ligjin për SPAK që të gjithë ti nënshtrohen poligrafit para se të bëhen pjesë e BKH. Një mundësi për të luftuar korrupsionin në shqipëri. Njësia e poligrafit do bëjë kontrollin e kandidatëve për të qenë pjesë e BKH. Shba do ju ndihmojnë në këtë detyrë dhe në detyra të tjera. Duhet hetimi i korrupsionit në drejtësinë penale.”