Kompania ajrore “Adria Airways” anulon futurimet për shkak të borxheve

Kompania ajrore “Adria Airways” me seli në Slloveni ka anuluar prej disa ditësh fluturimet për shkak të parave të pamjaftueshme.

Në një deklaratë publikuar ditën e hënë shkruhej: “Kompania po kërkon intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me një investitor potencial. Qëllimi i të gjithëve që janë përfshirë në këtë kompani është që Adria Airways të fluturojë përsëri.”

Sllovenia ia kishte shitur “Adria Airways” në fondit gjerman të investimeve “4K Invest” në vitin 2016. Që atëherë, kompania shiti të gjitha aeroplanët e saj dhe po përdorte aeroplanët me qira për të fluturuar në disa destinacione evropiane.

Gjithashtu në deklaratë kompania i kërkonte falje të gjithë pasagjerëve.

“Kompania me keqardhje të thellë për situatën dhe kërkon falje nga të gjithë pasagjerëve dhe partnerëve të saj.”

Leave a Reply