Marku do të ndeshet me boksierin Maxim Prodan ku do të kërkojë titullin IBF International, shkruan lajmi.net.
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin e ‘Wembleyt’ që ka kapacitet prej mbi 70 mijë ulsesh, në të njëjtën ditë do të përballen edhe Anthony Joshua edhe Oleksandr Usyk.
Boksieri shqiptar duket mjaft i motivuar për këtë takim, këtë e ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Mezi i kam prit këto momento dhe këto arena i kam ëndërruar që kur isha i vogël, vetëm unë e di sa shumë kanë punuar për të arritur këtu, tani çdo gjë është në dorën time ti bëj të gjitha realitet. Faleminderit Zotit”, shkroi Marku.
Priten dy duele të zjarrta në Londër ku shpresojmë se triumfues do të del boksieri nga Shqipëria.