Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehën sot një mbështetje të qartë për qeverinë spanjolle, mes krizës katalanase, pas mbërritjes në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Ne mbështesim qëndrimin e qeverisë spanjolle (…) Shpresojmë gjithashtu se do të gjenden zgjidhje në bazë të Kushtetutës spanjolle”, deklaroi Merkel.
“Drejtuesit evropianë do të dërgojnë, në kuadër të samitit të tyre në Bruskel, një mesazh bashkimi rreth Spanjës, mes krizës katalanase”, theksoi Macron.
Ky samit po zhvillohet ndërkohë që qeveria spanjolle njoftoi se do të shkonte përpara për pezullimin e autonomisë së Katalonjës, pas kërcënimit të presidenti katalanas, Carles Puigdemont për shpalljen e pavarësisë nëse represioni vazhdon, përcjell Atsh.
Macron do të takohet me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy.
Menjëherë pas mbërritjes së tij në Këshillin Evropian, Macron u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para fillimit zyrtar të samitit.