Kryeministri Edi Rama, vizitë në Pulja të Italisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Rajonin e Puljas, ku u prit nga Presidenti i Rajonit, Michele Emiliano.

Presidenti i Pulias e përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe ofroi bashkëpunimin maksimal të rajonit në fushat e turizmit, tregtisë, transportit dhe ujit.

Pas një vizite në Fiera del Levante, Kryeministri Rama dhe autoritetet vendore përuruan rrugën “Shqipëria”, ndërkohë më pas, Kryeministri mori pjesë në një bashkëbisedim me gazetarë të gazetave më prestigjioze në Itali si “La Republica” dhe “Corriere della Sera”.

Leave a Reply