(Reagim pseudoreagimit të BFI-së e cila në grahmën e vet të fundit mundohet të belbëzojë mbi emisionin tejet profesional të LAJM TV, me titull “BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro?”)
Në faqen elektronike të shkretë të BFI-së, të shndërruar në një paçavurë apo, më butë, në një pano elektronike të reklamimit të debilizmit sa për ta kamufluar kriminalizimn e Institucionit, na qenka botuar një reagim diletantesk, si “dëshmi” se janë në rrjedhë të rastit që bëri bujë jashtëzakonisht të madhe në opinion.
Konkretisht, dikush nga BFI-ja qenka kujdesur për ta botuar një reagim sa për të thënë “hej, këtu jemi”! Kush janë ata që na e përkujtojnë faktin se akoma qenkan “gjallë”?! Mund të jenë narkomanë, pijanecë, bythëq…, bixhozgjinjë, puthadorë të ish-pronarit të shpirtit të tyre, para hijes së të cilit hala dhiejnë gjak nga frika!
Këta tipa i reagojnë kontributit televiziv të Lajm TV përgatitur mbi “Ibni Pajkon”, si ndërtesë që dikur ishte vakëf dhe sot, edhe pse ka kaluar procesin e denacionalizimit, praktikisht është pronë e humbur! Po e theksojmë “pronë e humbur” dhe, jo e shitur, askush nuk ka thënë që është shitur, por, është e humbur, nuk e gëzon pronari i vërtetë, BFI-ja!
Lajtmotiv i reagimit të debillave paska qenë vetëm sa të tentojnë t’ia “mbyllin gojën” Dr. Qerim Litës, një prej historianëve më të respektuar gjithandej trojeve etnike, i cili në këtë kontribut televiziv flet për historikun e “Ibni Pajkos” dhe shpreh shqetësimin e vet se pse akoma ky objekt nuk është në duart e “pronarit” të vërtetë! Ky shqetësim intelektual del nga heshtja e organeve kompetente të BFI-së, nga mosreagimi dhe debatet publike kundër shtetit lidhur me këtë pronë vakufore, flet për sensin e gjahtarit që, pavarësisht kohës, pret si derr i egër për ta gjuajtur prenë!
Doktor Lita dikur qenka paguar nga paratë e vakëfit për kontributin që e paska dhënë në BFI! Në BFI ekziston bindja se nuk duhet të paguhesh, por, duhet të jeshë “erbap” për të vjedhur! Ose, mos shpalos dukuri të fëlliqt kundër BFI-së se dikur je paguar nga ky Institucion!
Në rastin konkret kemi përpjekjen e të kriminalizuarve, të hajnave, të bashkëpunëtorëve të shkatërruesve të BFI-së, për të treguar se si njëherë e një kohë dikush na u paska paguar në BFI për kontributin që e kanë dhënë pa hile!
A dëshirojnë këta të BFI-së që t’ua publikojmë dokumentat dhe faktet që flasin se si në pagimin e kontributit të Dr. Qerim Litës dikush ka vjedhur para të majme. Pra, puno Dr. Lita, vidh të tjerët! Qerim Lita ka dhënë kontribut për Vakëfin, Qerim Lita nuk e ka vjedhur dhe me asnjë cent nk e ka dëmtuar Vakëfin! Po zotërinjtë e BFI-së që natë e ditë e kanë vjedhur BFI-në? Që i kanë duartrokitur vjedhësit të vakëfit; që i kan shërbyer dhe që e kanë heshtur vjedhjen e vakëfit? Qerim Lita për momentin është një prej historianëve dhe intelektualëve më të respektuar dhe më të çmuar, kurse ju jeni zyrtarë më të korruptuar, më pisa, më me biografi të zezë, më të kriminalizuar e më të gatuar për të frymuar përtej grilave, që ka dhe që ka pasur ndonjëherë një institucion, aq më pak një Institucion fetar.
Pjesa tjetër e reagimit, vetëm sa i vërtetonte të gjitha ato fakte dhe të vërteta që i fliste kontributi televiziv, si pjesa narrative ashtu edhe pjesa e deklaratave me kompetencë të Dr. Litës.
Emisioni në fjalë tha: “BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro?” Dhe, kjo e vërtetë nuk u demantua, sepse nuk ka se si të demantohet. Gazetarit si dhe tërë stafit të Lajm TV u lumtë për këtë shqetësim fetar e kombëtar, për këtë guxim intelektual për ta luftuar të keqen, qoftë ky që vjen nga shteti, nga institucioni fetar apo edhe nga individët kuazomelaqe që mundohen të shesin mjegull në ditë me diell!
Shërbimi për informim pranë Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së