Kush po e legalizon radikalizmin dhe kriminalitetin në BFI

Çdo gje e jashtëligjshme që imponohet në emër të fesë është radikalizëm dhe kur radikalizmi bëhet i ligjshëm krijohet terreni për “terrorizëm fetar”! Nga prizmi i të drejtës penale kjo sjellje do të trajtohej si kriminalitet. Kjo është situata aktuale në BFI dhe, dikush po mundohet ta legalizojë tërë këtë krim

Shkruan Andi Rakipi

A ka të drejtë që një grup individësh të cilët, pasi të sigurojnë përkrahje politike e ligjore, ose, nën presionin e shantazheve policeske, pasi të ndërmarrin veprimin e porositur, të depërtojnë në një institucion në emër të zgjidhjes së problemeve, ndërsa të etablohen si të përhershëm mbi ato probleme qe i kanë shkaktuar vetë? Ose, çohet një grup kriminelësh, të cilët e kanë ndihmuar në krime e në vjedhje Sulejman Rexhepin dhe, pas zhgënjimeve të tyre se pse plaçka e vjedhur nuk ndahet në mënyrë të barabartë, e shkarkojnë Mulla Sulën dhe e caktojnë nxënësin e tij më besnik që t’i prijë Institucionit derisa të kryhen zgjedhjet për Kryetar të BFI-së. Pra, e caktojnë Shaqir Fetain si u.d. të kryetarit të BFI-së deri sa të zgjedhet zyrtarisht një kryetar i ri.
Megjithatë, Shaqir Fetait po ia ka anda që të quhet kryetar dhe reisul ulema i BFI-së. Pra, tashmë ky mjeran po e bën këtë punë të kryer dhe faktike! Uzurpimi i një institucioni fetar në këtë mënyrë është formë e radikalizmit dhe terrorizmit fetar. Ndaj, askush nga institucionit e vendit dhe ata nderkombëtarë nuk guxon që ta pranojë këtë zgjidhje të problemeve në BFI, sepse do të llogariten si përkrahës të terrorizmit, radikalizmit dhe kriminalizimit të BFI-së. Krimineli në asnjë vend në botë nuk mund të merret e të trajtohet si zgjidhje e problemit! Shaqir Fetai, tashmë ka hetuar që ka gabuar rëndë, prandaj herë imponohet dhunshëm e në mënyrë të kriminalizuar si kryetar e herë si reisul ulema. Ai nuk është asgjë tjetër përveç si u.d. që duhet ta përgatisë protokolin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe, me këtë e ka djegur edhe mundësinë e konkurrimit të vet, sepse do të paraqiste konflikt interesi. Ai do të duhet të tërhiqet në postin e vet zyrtar e legal, myfti i Myftinisë së Gostivarit dhe, aty të priste kontrollin e organeve të reja e legjitime të BFI-së për ta siguruar pafajësinë dhe mosbashkëpunimin me Sulejman Rexhepin në vjedhjen e buxhetit të BFI-së, në shitjen dhe vjedhjen e vakëfit si dhe në kriminalizimin e BFI-së.
Kjo që po i futë në huti institucionet ndërkombëtare të cilet duke mos i njohur mire problemet e BFI-së po gënjehen e po manipulohen me tashme zgjidhje definitive të problemeve të BFI-së, paraqet tjetër vepër shtesë penale të Shaqir Fetait. Duke insistuar që me çdo kusht të ngelë përherë në atë post që po e pretendon, në fakt Shaqir Fetai po insiston që të mbyllet dhe të harrohet përjetë periudha e tij kur ka qene puthadoras e sahanëlëpirës më besnik i Sulejman Rexhepit. “Me një të rame, dy të vrame”! Kjo mund të jetë edhe porosia e fundit që Sulejman Rexhepi mund t’ia ketë dhënë nxënësit të vet më besnik, Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai si u.d. kryetar, duhet të ngelë në kujtesë si organizator i denjë e i shpejtë në organizimin perfekt të zgjedhjes së kryetarit legal e legjitim të BFI-së. Si reisul ulema, nëse ia do b… le të mbetet por, shumë shpejt mund të organizohen qindra imamë e t’i shprehen se nuk jane aq naivë që ta pranojnë një injorant për reis, aq më pak një shkelës të Kushtetutës dhe akteve juridike të BFI-së, duke e instaluar dhe zyrtarizuar dhunën dhe banditizmin në këtë Institucion.
Ndërkombëtarët kurrë nuk i drejtohen një personi pa ia ditur titullin, të cilin e sigurojnë nga “kabineti” i tij. Ata edhe mund të gënjehen por, kur e vërteta do të dalë në shesh, aty merr fund ai person për institucionet ndërkombëtare. Fatmirësisht, e vërteta del çdo herë, sado që mund të vonojë.
Kush mund ta mohojë apo ta zhdukë të vërtetën se Shaqir Fetai ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë dhe më besniku i Sulejman Rexhepit?

Leave a Reply