Kuvendi nis debatin për projekt-buxhetin e 2020-tës, janë planifikuar 3.6 miliardë euro

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot fillon debate për Projekt – buxhetin për vitin 2020. Debati sot do të nis në Komisionin për financim dhe buxhet.

Projeksioni financiar i arkës së shtetit për vitin 2020 është planifikuar 3,6 miliardë euro. Qeveria tha se në fokus do të jetë kapitali njerëzor, gjegjësisht shëndetësia, arsimi, sistemi social dhe përkrahja e e zhvillimit ekonomik, përcjell Gazeta Express.

Mbi 56 për qind e buxhetit do të shkojnë në këtë sferat e lartëpërmendura. Planifikimet për rritje ekonomike janë 3,8% nga GDP-ja, ndërsa deficit buxhetor të jetë 2.3%.

Leave a Reply