Libri që shpërthen si bombë brenda lexuesit

(Përkitazi me librin “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, i cili sapo doli nga shtypi, nën përkujdesin e Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë)

Të gjithë librat e botuar shkaktojnë kënaqësi. Libri i mirë ngelë përjetë një kujtim i pashlyeshëm, i cili, gjithnj të thërret në rilexim! Libri madhështor, ai që shtjellon ngjarje e informacione, me një strukturë sa dramatike aq edhe të trishtë, me një temë që për bazë ka luftimin e së keqes, shpërthen brenda lexuesit si një bombë. Ky shpërthim, pa dyshim që, shkundë harresën, rizgjon kujtesën e amshueshme, shpëlon faktet, argumentet, ndez motorët e urrejtjes kundër së keqes, së shëmtuarës, tradhëtisë, komploteve, ndërsa qetëson shpirtërat e trazuar duke ua portretizuar diellin në lindje, shpresën, portretin e së mirës.
Fuqia e librit është atomi i fjalës së shkruar që, kur të shpërthejë, arrinë, sipas Aristotelit, katarsisin, atë shpëlarjen e shpirtit nga gjakimi i djallëzuar për krim e për vepra antinjerëzore.
Pikërisht, një libër i këtillë, një vepër madhështore, pa dyshim që do të ngelë edhe libri i sapo dalur nga botimi “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”.
Pse ky libër? Kush është Shaqir Fetai? Pse i dedikohet një libër kaq madhështor një personi të panjohur! Ky nuk është personazh fiktiv, i romanit, novelës, tregimit, por është personazh publik, që jeton e vepron, që ka bërë makabritet pikërisht në kohën e pandemisë që po e kalojmë?
Libri në fjalë është përmbledhje e mbi 250 shkrimeve të publikuara nga qindra autorë, në dhjetra media kombëtare gjithandej trevave etnike, e që flet për një tradhëti dhe komplot që është ndërmarur nga Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai për gati një decenie e gjysëm shërbeu si myfti i Myftinisë së Gostivarit, të cilin e emëroi ish-reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pra, Shaqir Fetai është teolog, është hafiz, ka qenë i emëruar myfti, nga kjo pozitë ka qenë anëtarë i Rijasetit, organit më të lartë kolektiv të BFI-së të cilës i ka prirë H. Sulejman ef. Rexhepi, personaliteti, i cili, për të arriturat e veta jetësore në rrafshin kombëtar e fetar, është dekoruar nga presidenti i shtetit shqiptar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, kurse për angazhimet e tij në kultivimin e dashurisë njerëzore si dhe për paqe anekënd botës është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Tramp!
Haxhi Sulejman ef. Rexhepi e pati si krah të vetin të djathtë Shaqir Fetain deri në momentin kur ky ia thurri një intrigë të tmerrshme dhe kur jepet pas realizimit të planit të shërbimeve të huaja sekrete, për ta eliminuar nga posti i Kryetarit të BFI-së dhe për t’u vetëemëruar nën përkrahjen e pushtetit aktual maqedonas!
Ndonëse shkrimet e përmbledhura nën këtë titull, të botuara brenda fiks një viti (maj 2020 – maj 2021), si lajtmotiv kanë angazhimin e strukturave të shumta nëntokësore anti-BFI, megjithatë, pa dyshim që do ta zbërthejnë edhe profilin e bartësit dhe realizuesit të këtij skenari përplotë me tradhëti e komplot, Shaqir Fetait, edhe atë, për nga aspekti teologjik, psikologjik, kriminalistik (bashkëpunëtor, tradhëtar, komplotist, spiun), antihuman, e deri te zbërthimi i profilit të tij pa karakter e pa edukatë. Lexuesi do të vërejë se, ditëve, javëve e muajve të parë, mungojnë shkrime e reagime, jo për shkak të ndonjë tronditje nga kjo e papritur e Shaqir Fetait, por, thjesht, për shkak të pritjeve të reflektimeve të tij. Personalitete të shumtë i kanë dërguar fjalë që të tërhiqet nga kjo lojë, e kanë lënë të reflektojë, e kanë lënë që të ndërgjegjësohet dhe, në momentin kur kanë parë që ky është nën presionin e karrierës si dhe të padronëve të vet, atëherë, ka nisur fushata kundër tij, sidomos në çastin kur ai jep isharete se, duke shkelur dhe mospërfillur Kushtetutën e BFI-së, ka vendosur që të bëhet bashkëshkatërrues i këtij Institucioni si dhe bashkëudhëtarë në rrënimin e tij me elementët e instaluar brenda Institucionit nga shërbimet e huaja antishqiptare e antiislame.
Libri është katalogëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, së cilës i janë dorëzuar edhe ekzemplarët e detyrueshëm si dhe nëpër institucionet më me relevancë të Shtetit Shqiptar. Pa dyshim që, do të gjenden edhe mënyrat për t’ua shpërndarë edhe të gjithë atyreve që kanë shprehur interesim në inboxin e faqes zyrtare të Korporatës, ndërkohë që, po punohet që të publikohet edhe versioni elektronik i librit.
Ky libër, përmbledhje e qindra shkrimeve, që flet mbi një tradhëti të turpshme dhe mbi një komplot antishqiptar, edhe atë në një kohë pandemie të Koronavirusit, kohë kjo kur vdekja e miliona njerëzve shton dashurinë e njeriut për njeriun, dhembshurinë dhe solidaritetit, kurse vetëm te Shaqir Fetai shton gjakimin për karrierë bazuar në një tradhëti të madhe dhe në një komplot të panjohur në letrat shqipe, do të ngelë si një lapidar për një sëmundje shpirtërore të njeriut antinjeri, siç na del këtu të jetë Shaqir Fetai. Pa dyshim, flet edhe për mbështetje kriminale të nëntokës institucionale që e gëzonte Shaqir Fetai në zvarritjen e tij, si një butak i plagosur, mbi Kushtetutën dhe mbi të gjitha aktet normative të Institucionit.
Ky libër do të plotësohet e riplotësohet, do ta ketë edhe vëllimin e dytë, të tretë, të katërt e kështu me radhë, deri sa do t’i shterret forca karrieriste Shaqir Fetait në udhëtimin e tij drejt kapjes së mekanizmave që e rrënojnë këtë Institucion dhe që i bluajnë madje edhe gërmadhat e tij, deri sa të shndërrohet në pluhur. Këtë shtegëtim do ta ndjek ky LIBËR nëpër vëllimet e veta të ardhshme.

Leave a Reply