Sulmuesi belg do të largohet si futbollist i lirë, me “të kuqtë” ka shënuar 41 gola në 175 takime
Sulmuesi i Liverpulit Divock Origi do të largohet nga ekipi pasi kontrata e tij të përfundojë në fund të muajit. Këtë e konfirmnoi vetë klubi anglez ndërsa bëri publike një listë me futbollistët, të cilët do të angazhohen për sezonin e ardhshëm.
Origi luajti një rol të rëndësishëm në triumfin në Ligën e Kampioneve në vitin 2019 dhe largohet nga “të kuqtë” pasi shënoi 41 gola në 175 takime. Sulmuesi gjithastu ka një rekord befasues në derbin e Merseisajdit, ku ka shënuar 6 herë kundër Evertonit në 10 takime.
Futbollisti 27-vjeçar pritet që të transferohet në Serinë A te ekipi i Milanit. Përveç belgut, nga Liverpuli do të ikin këtë verë edhe Loris Karius dhe Ben Udbërn.