Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se asgjë nuk përjashtohet, kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me furnizimin me tanke të rënda ”Leclerc” në Ukrainë.
”Franca nuk përjashton furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda ‘Leclerc’ për ta mbështetur atë në luftën e saj kundër Rusisë”, njoftoi Emmanuel Macron në fund të Këshillit të Ministrave Franko-Gjerman, së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Kievi kërkon vazhdimisht tanke ”Leopard 2” nga Gjermania.
“Përsa i përket Leclercs i kërkova ministrit të mbrojtjes të punojë për këtë gjë. Asgjë nuk përjashtohet dhe është diçka që ne të gjithë e vlerësojmë së bashku”, deklaroi presidenti francez.
Scholz, i pyetur për Leopardët, tha se “mënyra se si kemi vepruar në të kaluarën është gjithmonë e koordinuar ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas situatës konkrete”.