Sherr mes të rinjve brenda klubit, plagosen 12 persona në SHBA

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Luiziana të SHBA-së ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 12 persona.

CNN bën me dije se sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda “Bar& Lounge” ku ndodhi ngjarja, përleshja nisi me dy grupe klientësh të cilët më pas nxorrën armët dhe filluan të qëllonin.

Shefi i komisariatit të  Baton Rouge, thotë se nga 12 personat e qëlluar, tre prej tyre kanë marrë lëndime serioze për jetën.

Mësohet se të rinjtë po organizonin një festë me shokët e shkollës. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Leave a Reply