Avionë turistikë transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, duke u ulur në pista të improvizuara në zona të izoluara të vendit fqinj, kryesisht në pyje apo fusha larg vëmendjes së autoriteteve.
Agjentët e Guardia di Finanza në Torino kanë shkatërruar një nga organizatat më të mëdha italo-shqiptare të trafikut të drogës, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
Sipas burimit mediatik, janë 7 personat e arrestuar nga 10 gjithësej, si dhe 470 kilogramë marijuanë e sekuestruar.
Agjentët kanë konfiskuar gjithashtu një avion turizmi dhe dy mjete që pasi ulej avioni përdoreshin për transportin e drogës, që shperndahej në rajonet e Piemontes, Lombardisë dhe Emilia Romanjës.
Nga vlerësimet e autoriteteve të vendit fqinj, të cilat e ekzekutuan operacionin pas 2 vjet hetime, lënda narkotike në treg do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.