MARIONETA me emrin Shaqir Fetai

Shaqir Fetai e kaloi gati një vit duke pritur e përcjellë, duke ftuar mysafirë e publik, vetëm që t’ia shprehin ndonjë urim. Kjo e kënaq marionetën, e bën të “maaadh”, e bën të ndjehet vetja e vet, e bën të ndjehet i çliruar nga penjtë që i mbanë artisti profesionist në duart e veta. Shfaqje atraktive dhe kreative për fëmijët

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Me fjalën marionetë gjithnjë kuptohet ushtari i thjeshë, i cili niset për në luftë pa kurrfarë qëllimi, synimi, plani. Thjesht, kjo është kompetencë e “eprorit” ndërsa marioneta duhet të futet në lufë që të vritet, ta hajë e të përfundojë duke u kalbur në dhe!
Me fjalën marionetë kuptojmë edhe kukullat prej druri, apo edhe prej kashte, të lidhura me fije peri që janë të kapur për gishta të duarve të akrobatit, aktorit, i cili, ashtu, siç i lëvizë gishtat, lëvizë dhe gjymtuyrët, kokën, trupin e marionetës.
Pra, marioneta është pa tru, pa vetëdije, pa mend, thjesht, një copë druri, një copë lecke, një copë mishi pa fiqir! Marioneta urdhërohet, dhe, lëvizjet i duken atraktive sepse i kryen sipas urdhërit fizik, sipas lëvizjes së gishtave, lëvizin edhe ata, pa kurrfarë vetëdije.
Tani, marionetat prej mishi, ata që na duken si njerëz, atyre u mungon intelekti, u mungon aftësia e të menduarit, u mungon synimi, qëllimi, plani. Marionetat prej mishi janë nën urdhërin absolut të “kujdestarit” të tyre, urdhërdhënësit apo punëdhënësit, nën diktatin e eprorit të tyre.
Se si duket, në mënyrë plastike dhe konkrete një marionetë prej mishi, mjafton të shikohet Shaqir Fetain! Edhe CV-në e tij, edhe historikun e zhvillimit të tij, edhe veprimet e tij, edhe logjikën e tij të budallakafë, edhe “margaritarët” e tij prej të pamendti. Hafëz i bukur por i palogjikë, hoxhë ”i madh” si fiziku i tij! T’i thuash që i ka dy gramë mend, është droje se do ta ofendoshë, sepse ai që nuk ka fare, është mësuar me atë gjendje dhe nuk do që ta vlerësoshë më ndrshe, thjesht, i pamend, këtu e gjenë kënaqësinë, këtu e gjenë rehatinë e tij shpirtërore.
Marioneta me emrin Shaqir Fetai gjithnjë ka pasur familje, tani ka dhe familje të ngushtë, ka shoqëri e miqësi, nuk është i vetmuar, por ka ngelur pa motivim, pa frymëzim, pa ide pa temë, pa inatin njerëzor. Fare nuk i vjen inatë prej kjoeficientit të vet intelektual i cili nuk është më i madh se qeni i Xhorxh Bushit (i Shaquas 84 IE, i qenit të Bushit 85 IE).
Shaqir Fetai, nëdonëse është me ndërtim prej marionete, ai nuk do të duket i tillë, do që të jetë aktiv, të lëvizë vetë, prandaj, i vie komanda për lëvizje, lëvizë gishti, lëvizë Shaqir Fetai dhe vazhdon edhe më tej insisktivisht ajo lëvizje. Kështu ka qenë gjithmonë Shaqir Fetai.
Bëhu hafiz, ai është bërë hafiz, luaje spiunin, ai është bërë nxënës i oficerit të UDB-së, Stojko Dragoviqit. Pastaj, ka lëvizur Sulejman Rexhepin gishtin e madh të dorës dhe ai është bërë profesor medrese, pastaj ka lëvizur gishtin tregues e ai është bërë drejtor i sektorit për çështje fetare, pastaj Sulejman Rexhepi ka ngritur gishtin e mesëm e Shaqir Fetai është bërë myfti, ka lëvizur gishtin e unazës e Shaqua na është bërë nuse në Rijaset, në fund Sulejman Rexhepi e dridhë gishtin e vogël të dorës e ky na bëhet “reis”!
Pra, një jetë të tërë ka kryer lëvizjet e kushtëzuara të marionetës. Vetë, të thuash, karrierë nuk ka mundur të bëjë, sepse, cila marionetë ka arritur diçka përveçse pluhrosjes apo kalbjes së vet!
Marioneta prej mishi, gëzohet, madje çmendet nga gëzimi kur i flet dikush, kur e përshëndet ndonjë kalimtarë i rastit, kur e uron apo e përgëzon në rol apo në mision artistik ndonjë që futet në “teatër” sa për t’u çliruar nga sikleti i shurrës!
Prandaj Shaqir Fetai e kaloi gati një vit duke pritur e përcjellë, duke ftuar mysafirë e publik vetëm që t’ia shprehin ndonjë urim. Kjo e kënaq marionetën, e bën të “maaadh”, e bën të ndjehet vetja e vet, e bën të ndjehet i çliruar nga penjtë që i mbanë artisti profesionist në duart e veta.
Marioneta nuk di se çka është teatri, nuk di se çka është muzeu, nuk di se çka është arkivi, nuk di se çka është skena e hapur, thjesht, nuk di asgjë. Ai nuk di ta dallajë projektin nga objekti, nuk di ta dallojë gërmadhën nga pamja tredimensionale. Prandaj, shkon dhe me krenari publikon “Objektin tredimensional” duke e ngatërruar me “projektin” e vitit 2021 të Myftinisë së Manastirit.
Projekti është “një vepër e shkruar”, me studimin narrativ, me planin financiar, me synimin, qëllimin, rrjedhshmërinë, objektivat, pritshpëritë, në detale, çdo gjë! Kurse objekti i fotografuar ngelë vetëm “produkti final” se si do të duket. Produkt i një projekti, dhe jo projekt i një objekti! Këto gjëra i ngatërron vetëm marioneta, e cila i bie shkurt sepse nuk di t’i elaborojë gjatë, del me fotografi të objektit sepse subjekti i projektit për Shaqir Fetain është shkencë e paarritshme, sepse, nuk i ka “oficerët” që do t’ia mësojnë projektin, sepse i ka “oficerët” që këmbëngulin ta mbajnë përjetë MARIONETË!

Leave a Reply