Kohë më parë, një nga kritikat e shumta kundër qëndrimit nonshalant të Sulejman Rexhepit dhe “organeve” të tij, ishte edhe hezitimi i tij për t’i organizuar hafëzlerët e vendit për të kënduar hatme për hirë të viktimave nga aksidenti fatal që ndodhi në autostradën Shkup-Goztivar, afër katundit Llaskarce. Sulejman Rexhepi nuk guxoi t’ua kërkojë institucionalisht një gjë të tillë hafizlerëve të Maqedonisë, sepse e ka të qartë se do të bojkotohet! Nuk guxoi t’ua kerkojë medresantëve të Medresesë së Shkupit, sepse e di që do të bojkotohej si shenjë revolte që po tallet me këta medresante dhe që po i grabitë pa më të voglin turp. Pas festimit antiislam të ditëlindjes së tij me live muzikë, me meze e me raki, Sulejman Rexhepit i paska ngelur që të mbledhë ndonjë “sevap” duke i vizituar familjarët e viktimave me përfaqësuesin e Rijasetit të Serbisë të themeluar nga ish-kryeministri racist, Aleksandar Vuçiq dhe të bekuar nga ish-kryetari kasap Tomisllav Nikoliq, pasues i partisë së kriminelit Sheshel. Duke mos qenë të kënaqur me këto gjeste alla-serbçe të Sulejman Rexhepit për rastin konkret, Medresantet e “Isa Beut” Paralelelja e Femrave në Gostivar, për vëllezërit dhe motrat e tyre që ndërruan jetë në këtë aksident, organizuan hatme, duke e lutur Allahun Mëshirëplotë që t’ua falë Xhenetin Firdeus. Lëvizja e Myslimanëve për Reforma në BFI falënderon administratoren e kësaj Paralele, Prof. Mizeqete Hebibi, e cila e organizoi këtë hatme si dhe lutjet për mehrumët nga ky aksident fatal. Allahu ua pranoftë lutjet kurse medresantet dhe organizatoren i shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij.
Vjen edhe “çestitka” skandaloze për Vitin e Ri
Janë shumë arsye që e bëjnë skandaloze “urimin” e Shaqir Fetait për Vitin e Ri!Ndonëse “homologët” e tij kanë hyrë…