Mendjemadhësia e një rrencaku

EDITORIAL I LEVIZJES MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI

“Sindroma e Napoleonit” na qenka një kompleks i pashërueshëm që tërë jetën i përcjell personat që kanë përjetuar superioritetin e të tjerëve. Ky kompleks theksohet sidomos te personat shtatëshkurtër, “shkurtabiqët”, të cilët ëndërr e kanë që, qoftë edhe vetëm për një orë, t’u prijnë mendjendriturve, strategëve, gjigantëve për nga fama.

Përfundimisht, nga ky kompleks vuan Shaqir Fetai! Për t’i shëruar frustracionet e veta, kjo tip krijese inferiore, e përdor tej mase intrigën, rrenën por edhe kodoshllëkun nga i cili merr duartrokitje prej më “të fortit”!

Në Institucionin e BFI-së, nëpër sektore të ndryshëm, tërë ditën ndodhë që hynë e dalin persona të ndryshëm nga vendi e diaspora. Ka ndodhur kur edhe janë gostitur me çaj e me dreka, me ndonjë kafe a bakllavë, me lajthia e me fëstikë. Vizita e tyre mund të ketë qenë private apo edhe me pune, për të marrë ndonjë libër a dokument. Kanë hyrë e dalur lloj-lloj fuksi, lloj-lloj përhapësi i ideologjive që nuk i bëjnë nder as fese dhe as kombit.  Kanë mbaruar punë dhe kanë ikur. E tërë kjo llogaritet vetëm si aktivitet personal i mysafirëve dhe assesi i Institucionit.

Sot, në kohën e okupimit naiv të BFI nga Shaqir Fetai, secilit që i pihet një çaj rusi në këtë Institucion, apo, secili që ftohet sa për ta mashtruar opinionin dhe për të krijuar iluzione se, “ja, ja, nuk po rreshtin vegjëlia duke ia uruar zgjedhjen kryetar Shaqir Fetait”, ky “hamam i Hyrës” menjëherë e publikon këtë “lajm senzacional”, sepse nuk po ia varë askush, e kjo po ia shton edhe më shumë “kompleksin e Napoleonit.”

Shaqir Fetai duhet të skuqet pak nga rrenat e veta kur thotë se “mysafirët e çajit të rusit po mrekullohen nga zhvillimet e reja në BFI dhe se po kërkojnë që t’u ndihmojmë në organizim të jetës fetare edhe në diasporë”! Për çfarë zhvillime të reja e ka fjalën Shaqir Fetai?! I vetmi zhvillim është dëbimi i Sulejman Rexhepit, tallja me kolegët e deridjeshëm që tashmë me të drejtë po ndjehen si të mashtruar e të tradhëtuar nga Shaqir Fetai dhe, prezantimi i rrejshëm si “kryetar” për ç’gjë po lutet natë e ditë që ta lëmë rehat dhe mbi këtë krim, mbi këtë vepër penale, të bëjë karrierë të paktën katërvjeçare. Sepse i duhet rroga e reisit për pension, dëshiron të sigurojë një pension më të madh se me rrogën e Myftiut. Ja pra, kjo është strategjia e vetme e Shaqir Fetait, i cili, ndonëse baba e gjysh, shumë merak e ka gënjeshtrën, madje gënjenë pa iu skuqur fytyra asnjë sekond. 

Nuk ka Institucion e faktor relevant ndërkombëtar që nuk i është drejtuar Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI për ta verifikuar “lajmin” se, “Shaqir Fetai u zgjodh Kryetar dhe reis i BFI-së” dhe, pasi njohtohen me të vërtetën, të gjithë ndjehen të zhgënjyer, ndjehen se kanë qenë në lojë dhe të manipuluar. 

Thonë: rrena i ka këmbët e shkurta! Këto këmbë shkurtabiqi në trup të shkurtë mbajnë vertikalisht vetëm “Kompleksin e Bonapartës”! Këta nuk janë persona në nevojë që duhet ndihmuar, as të sëmurë, këta janë persona të rrezikshëm që veç dëm i sjellin shoqërisë.

Të thuash me një krenari prej manjaku se në takim të konsumuesve ditorë të çajit të rusit u biseduan për “frymën e re dhe për vizionin e ardhshëm që e pret BFI-në”, është tallje me dinjitetin e vizitorit të sinqertë. Sepse, kush është Shaqir Fetai që ta zë ngoje fjalën “vizion”, apo çka i duhet kjo fjalë? Për cilin vizion e ka fjalën ai, ku e prezantoi atë, kush ia pranoi, kush ia miratoi, ku u debatua ai vizion, ku u shpalos… Shaqir Fetai të vetmin vizion e ka të zhdukeb gjurmët e krimit ku është i përfshirë ai dhe të vazhdojë me vjedhjen e pasurisë së BFI-së. Ky nuk është synimi i tij, pasuria e vjedhur është vetëm mjet për ta realizuar më lehtë synimin e tij, si marionetë e Sulejman Rexhepit! Ai synon kaosin në BFI dhe shkatërrimin e saj. Medet!/Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply