Mesazhet satanike të Shaqir Fetait

Do të shkruhet e do të flitet për Shaqir Fetain derisa të ndërgjegjësohet e të shporret sysh! Meqë ky ndërgjegjësim do të jetë i ngadalshëm e mbase edhe i pamundshëm, edhe ndalimi i shkrimeve dhe bisedat do të jetë i pamundshëm, sepse ky ndalim do të ishte mëkat dhe hapje shteg për të keqen dhe për të gjitha llojet e dështimeve. Myslimanët nuk janë të interesuar të dështojnë, prandaj do të flasin e do të shkruajnë derisa ta ndërgjegjësojnë “satanin”. Ndryshe, nuk do të na dojë Zoti

Nga Myrvete Ibrahimi

Shaqir Fetai edhe një herë na doli me një nga ato “postulatet filozofike” të tij (38 me radhë) që nuk flasin për asgjë tjetër përveç për injorancën e tij si dhe për përpjekjet e djallëzuara për ta kamufluar hipokrizinë e vet. Shaqir Fetai është kallëpi i hipokrizisë, kështu që, ai edhe në lutje apo raste fetare e njerëzore është hipokrit!
Në “postulatin” e tij të fundit Shaqir Fetai flet për atë se sa qenka e mëkatshme të shkrush apo të flasësh kundër tjetrit! E folura dhe shkrimet qenkan punë të djallit, ata që flasin e që shkruajnë kundër tjetrit qenkan persona të satanizuar, persona shumë të rrezikshëm, shumë të këqinj për shoqërinë.
Shaqir Fetai asnjëherë nuk flet kështu për veprimin, si akt, por, vetëm për shkrimet dhe të folmet! Mos janë punë engjëllore ato veprime që i ka kryer Shaqir Fetai përgjatë jetës së vet e, sidomos, për këto 4-5 vitet e fundit! Ai që folë apo ai që shkruan, qoftë edhe në mënyrë tendencioze, sipas Shaqir Fetait, e turpëron veten! Po veprimet e Shaqir Fetait – cili ishte impakti i tyre? Mos e mori më qafë veten? Mos i bëri diçka keq vetëvetes? Me veprimet e veta Shaqir Fetai ka marur më qafë shumë persona, ka djegur shumë familje, ka shkatërrur shumë jetëra, ka degjeneruar institucione e parime të shëndosha shoqërore e fetare! Të demaskohet Shaqir Fetai, qoftë përmes shkrimeve apo bisedave, është obligim fetar, është punë e shenjtë kombetare, është punë e njerëzishme.
Të gjithë ata që e kanë vënë në tapet të kritikave Shaqir Fetain e kanë një arsye: ta luftojnë të keqen, gjarpërin që e ka mbështjellë Institucionin fetar, munafikun më të madh që aktualisht ka shoqëria jonë. Kurse Shaqir Fetai shkruan “postulate” pikërisht për këta persona që e kryejnë një obligim fetar e kombëtar në zbërthimin e karakterit të Shqir Fetait.
Shaqir Fetai harron se dikur dhe sot është personi që ka folur dhe që flet broçkulla me të cilat pastaj ka djegur e shkatërruar shumë persona e familje. Veprimet e spiunazhit nuk kryhen pa e pasur të shfrenuar metodën e të folurit dhe të shkruarit! Publikisht e pyeti ish kolegu i vet, Nexhat Ibrahimi, pse ka folur për të te oficerët e UDB-së dhe ia ka nxirë një jetë të tërë! E Shaqir Fetai hesht dhe, i lutet të gjithëve që ta kopjojnë në heshtje: me kokë nën shalë, të heshtin të gjithë. Pra, meqë hesht Shaqir Fetai, të heshtin edhe të tjerët që flasin e që shkruajnë për Shaqir Fetain!
Veprimet e Shaqir Fetait, të folmet dhe raportimet me shkrim të Shaqir Fetait, janë burime të pashterrshme të portretizimit të (pa)personalitetit të tij, qoftë përmes të folmes apo të shkimit. Lapsat do të jenë të pashterrshme, si dhe fjalët do ta kenë burimin e vet të bekuar për ta zbërthyer këtë mahluk, i cili na tregon se sa qenka mëkat të flasësh e shkruash për Shaqir Fetain. Ky farë mahluku duhet të jetë i fundit, absolutisht i fundit, i cili ka të drejtë për të folur për mëkatin, sepse ai është vetë mëkati! Ajo që ka bërë ai, ajo që ka vepruar, që ka folur rrejshëm e spiunuar me lezet – është shtrati ku rritet mëkati. Kësisoj, Shaqir Fetai përveçse i shërben mëkatit, askujt nuk mund t’i shërbejë. Asnjë “kontribut” i tij nuk i hy në xhep askujt, madje as që i duhet dikujt. Do të shkruhet e do të flitet për Shaqir Fetain derisa të ndërgjegjësohet e të shporret sysh! Meqë ky ndërgjegjësim do të jetë i ngadalshëm e mbase edhe i pamundshëm, edhe ndalimi i shkrimeve dhe bisedat do të jetë i pamundshëm, sepse ky ndalim do të ishte mëkat dhe hapje shteg për të keqen dhe për të gjitha llojet e dështimeve. Myslimanët nuk janë të interesuar të dështojnë, prandaj do të flasin e do të shkruajnë drisa ta ndërgjegjësojnë “satanain”. Ndryshe, nuk do të na dojë Zoti!

Leave a Reply