Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur paraditen e së enjtes në një takim presidentin e grupit “Rotary International”, Gary Huang.
Në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit, Meta ka vlerësuar projektet humanitare dhe komunitare të “Rotary International” në Shqipëri.
Ai ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për mbështetjen e mëtejshme të grupit, me qëllim “zgjerimin e misionit të tij fisnik”.
Nga ana e tij, zoti Huang ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve shqiptare për mbështetjen e tyre, ndërsa ka nënvizuar se “Rotary” mbetet e përkushtuar ndaj shtresave në nevojë dhe komuniteteve lokale të Shqipërisë.