Në radhët e shoqërisë shqiptare kishte, ka dhe do të ketë shumë ngatërrestarë që turbullojnë dhe gjymtojnë perspektivën shqiptare. Prapështitë, fatkeqësisht, vazhdojnë t’i bëjnë: analfabetët funksionalë, tregtarët e shndërruar në artistë dhe militantët partiakë që morën drejtimin e institucioneve kulturore e kështu me radhë. Ishte një përzierje fatkeqe, që ua hapi shtegun atyre arlekinëve që për një grusht lekë kishin zgjedhur ta rregullojnë shtratin për gjumin e thellë, për errësimin e mendimit shqiptar dhe për zymtësinë e realitetit.
Jo një herë është thënë (mendim brilant i Samuel Johnson) se patriotizmi përdoret edhe si strehë e maskarenjve. Këta të fundit janë me bollëk edhe midis nesh, të cilët politikën ditore (edhe në kulturë) e përdorin për interesa meskine. Por, më qesharakë na dolën ata që duke hyrë përmes derës së vogël, tentonin të bëjnë “politikë” të madhe.
Injoranca, dredhia dhe mashtrimi janë karakteristikat e para identifikuese të maskarenjve, të cilët, duke u fshehur prapa retorikës patriotike, mbajnë leksione atdhe-dashurie dhe paralajmërojnë se janë të gatshëm ta marrin “fronin” e shpëtimtarëve të kulturës, të cilët këtë fushë e kanë shndërruar në arenë cirku. Përjashtimi i segmenteve që e ndërtojnë dhe i japin frymë identitetit tonë kulturor, është vetëm një tendencë për ta banalizuar kulturën shqiptare, mbase edhe shndërrimin e saj në një skenë humori./HEJZA/
Po debati për kulturën!
Midis nesh Pluralizimi politik tregoi se një nga preferencat më tërheqëse në shoqërinë shqiptare është politika, e cila nuk u…