Qytetarët britanikë nuk do të kenë nevojë për pasaportat shëndetësore
Britania e Madhe nuk do të ketë më nevojë për bllokime për të luftuar krizën e COVID -19 dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë për të patur pasaporta të vaksinave e nevojshme për të patur akses në disa aktivitete publike.
Lajmin e ka konfirmuar ministri britanik i shëndetësisë Sajid Javid gjatë një interviste të dhënë për BBC .
“Ju më pyetët për pasaportat e vaksinave. Mendoj se shumica e njerëzve ndoshta nuk e pëlqejnë idenë. Dua të them, kurrë nuk më ka pëlqyer ideja për t’u thënë njerëzve, ju duhet t’u tregoni letrat tuaja për të bërë diçka që është vetëm një aktivitet i përditshëm. Unë jam i lumtur të them se ne nuk do të vazhdojmë me planet për pasaportat e vaksinave”.
Shoqatat e industrive të klubeve të natës kanë paralajmëruar se planet e pasaportës shëndetësore mund të dëmtojnë këtë industri.
Vendimi është mirëpritur dhe tani klubet e natës mund të fillojnë të rindërtojnë sektorin dhe të rimarrin besimin e klientëve.
Javid e ka hedhur poshtë idenë nëse qeveria ishte “e frikësuar” pas kritikave që mori për pasaportës shëndetësore ku ai tha se pasaportat shëndetësore nuk janë të nevojshme për shkak të progresit të qeverisë më ecurinë e fushatës së vaksinimit dhe testimeve në kohë .