Ministri britanik i Shëndetësisë: Nuk do të ketë më bllokime

Qytetarët britanikë nuk do të kenë nevojë për pasaportat shëndetësore

Britania e Madhe nuk do të ketë më  nevojë për bllokime për të luftuar krizën e COVID -19 dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë për të patur pasaporta të vaksinave e nevojshme për të patur akses në disa aktivitete publike.

Lajmin e ka konfirmuar ministri britanik i shëndetësisë Sajid Javid gjatë një interviste të dhënë  për BBC .

“Ju më pyetët për pasaportat e vaksinave. Mendoj se  shumica e njerëzve ndoshta nuk e pëlqejnë idenë. Dua të them, kurrë nuk më ka pëlqyer ideja për t’u thënë njerëzve, ju duhet t’u tregoni letrat tuaja për të bërë diçka që është vetëm një aktivitet i përditshëm. Unë jam  i lumtur  të them se  ne nuk do të vazhdojmë me planet për pasaportat e vaksinave”.

Shoqatat e industrive të klubeve të natës  kanë paralajmëruar se planet e pasaportës shëndetësore  mund të dëmtojnë këtë  industri.

Vendimi është mirëpritur dhe tani klubet e natës mund të  fillojnë të rindërtojnë sektorin dhe të rimarrin besimin e klientëve.

Javid e ka hedhur poshtë idenë nëse qeveria ishte “e frikësuar” pas kritikave që mori për pasaportës shëndetësore ku ai tha se pasaportat shëndetësore  nuk janë  të nevojshme për shkak të progresit të qeverisë më ecurinë e fushatës së vaksinimit dhe testimeve në kohë .

Leave a Reply