Pas përmbytjeve në Evropën Perëndimore, reshjet e dendura t shiut në rajonin Zabaykalsky të Rusisë kanë shkaktuar shembjen e një ure hekurudhore.
Në një njoftim për mediat, zyra rajonale e Ministrisë Ruse të Emergjencave, thekson se nuk regjistrohen viktima ose të lënduar.
Sipas raporteve të fundit, rreth 650 shtëpi janë përmbytur, ndërsa pesë ura automobilistike janë shembur.
Ekipet e shpëtimitr dhe brigadat e urgjencës së Hekurudhave Ruse u dërguar në vendin e ngjarjes.