Njëri nga personat më kontravers, më gënjeshtar e më hajn, Mustafa Dauti, vazhdon të jetë alfa dhe omega në BFI, sepse i duhet instalacionit të pushtetit, Shaqir Fetait. Hajn profesionist, me fakultet e me magjistraturë të blerë, madje edhe falce, hajn i paketave humanitare që deri vitin e kaluar vinin nga Dijaneti i Turqisë, ripaketues i këtyre pakove me 22 artikuj, ndërkohë që në ripaketim nuk linte më shumë se 10-12 produkte, të tjerat, me tonelata (kafe, çaj, oriz, vaj, krip, makarona, supa) përfundonin në markete. Mustafa Dauti jo që në çdo sekond është në kundërshtim me normat islame, por ai edhe është lindur në flagrancë me këto norma. Është fatkeqësia më e madhe e BFI-së që e ka mbushur krejt me haram! Ishte inicitorë dhe mjeshtër i vjedhjes së ndihmave humanitare që vinin në BFI në formë të parave, të cilat i shpenzoi në makina luksoze, nga golfi në audi dhe mercedes, nga mercedesi në BMW6, nga BMW në Porche!
Megjithatë, falë prishunisë së tij vazhdon të jetë “këshilltar” i Shaqir Fetait, për marrëdhënje me jasht dhe me të huajt brenda vendit! Mustafa Dauti është dëshmi se Shaqir Fetai kujdeset vetëm për interesat personale dhe nuk e ka dert imazhin e BFI-së, kurse për normat islame, as që e vret kokën!