A e keni parë se si Mustafa Dauti e falënderon tutorin e vet, Mulla Sulën, duke theksuar se “falë autoritetit të tij BFI-së i donojnë ndihma humanitare”!!! Kur? Veç për Ramazan? Sipas kësaj logjike të Mustafa Dautit, muajve të tjerë nuk ka varfanjakë në Maqedoni, të gjithë kënaqen me mirëqenien e tyre sociale. Problem na ngel veç Ramazani dhe, këtu “angazhohet autoriteti i Mulla Sulës” dhe, sa hap e mbyll sytë, vijnë ndihmat nga Dijaneti i Turqisë, i cili, ndihmat i shpërndanë për shpirt të vetin e jo për surrat të Mustafa Dautit!
Po shoqata individ e Mustafa Dautit si dhe kjo BFI e Mulla Sulës, a kanë zhvilluar ndonjë aksion vetanak? A mund të sigurojnë donacione për myslimanët e varfër të Maqedonisë, a mund të mbledhin qoftë dy kilogram ndihmë dhe, nëse munden, atëherë pse nuk e kanë të zhvilluar asnjë gram sensin e humanietit? Sikur të mos jetë Dijaneti i Turqisë, Mustafa Dautit dhe Mulla Sulës nuk i jep asnjë mysliman në Maqedoni dhe më gjërë në botë një gram produkte për të bërë humanizëm. Ndoshta edhe ju japin por i shpenzojnë në Konakun e tyre, sepse aktivitete humanitare nuk ka plote 11 muaj të tjerë!!!
Të kompleksuar nga ky injorim total që e përjetojnë nga myslimanët e vendit dhe më gjërë, Mustafa Dauti shkon dhe ngulet edhe më fort! Sot, në Gostivar ndanë 63 pako me 16 kg ndërsa thotë se ka shpërndarë gjashtë ton. Po në këtë vend deklaron se BFI-ja do të shpërndajë mbi 150 ton ndihma që kanë arritur nga Dijaneti i Turqisë dhe nga donatorë të tjerë! Mustafa Dauti ose po gënjen ose është marrur me kontrabandimin e ndihmave humanitare për ç’gjë e ka vënë në pozita të palakmueshme Drejtorinë e Dijanetit të Turqisë. Ata këmbëngulin se kanë nisur vetëm 5 kamionë me ndihma humanitare, gjithësej 5000 pako me 70-80 ton ndihma humanitare. Hiç më shumë. Nga ana tjetër, këtë fakt sot na e konfrimuan edhe në doganat e Maqedonisë, të cilët vërtetojnë për numrin e kamionëve dhe për 5000 pakot, prej të cilave është nxjerrë kafeja dhe çaji, të cilët i ka pranuar firmë tjetër që ka paguar akcizat dhe, askush nuk di se ku ka përfunduar 1000 kg kafe dhe 5000 kg çaj! Natyrsht, drejt e në magazen e zezë të Konakut të Mulla Sulës!
Po ashtu, u interesuam edhe te fabrika e ujit të gazuar Kozhuvçanka, për të kuptuar se cila është sasia e donacionit për të cilën e falënderon Mustafa Dauti. Nga kjo fabrikë na thanë se, kanë donuar disa sasi litrash ujë me gaz të cilat do të shtrohen ekskluzivisht nëpër iftaret që do t’i organizojë Mulla Sula si dhe Mustafa Dauti, do me thënë gjithësej nja 500 shishe, prej të cilave shumica do të ngelë për t’ju shërbyer mysafirëve të restorantit!
Atëherë, prej nga dhe si depërtuan në Maqedoni edhe 5000 pako të tjera me gjasë nga Dijaneti i Turqisë?! Nëse këtë nuk e pranon Dijaneti, nëse këtë e mohon edhe dogana e Maqedonisë, ndërsa e vërteton Mustafa Dauti, atëherë kemi të bëjmë me një kontrabandim të ndihmave humanitare, të cilat vijnë prej dikah dhe futen nga dikush, nëpër kanale të zeza, në territorin e Maqedonisë. Kontrabandë e denjë për një proces të pamëshirshëm gjyqësor. Ose, nëse nuk është e saktë atëherë Mustafa Dauti po gënjenë, apo po mashtron dhe, për mashtrim publik po ashtu ka procedurë penale! Mustafa Dauti ose duhet të kërkojë publikisht të falur për këtë rrenë të madhe, ose duht publikisht të falënderojë firmën që i ka dënuar plus 5000 pako të tjera.
Mustafa Dauti, apo duduki, siç i thotë Mulla Sula, është nën vëzhgim dhe, shumë shpejt do të përgjigjet penalisht për kontrabandim të ndihmave humanitare. Nuk mundet që ta blejë simpatinë e Mulla Sulës përmes furnizimit me artikuj ushqimorë që ua siguron restorantit të djemve të Mulla Sulës duke vjedhur e kontrabanduar ndihma humanitare. Nga ana tjetër, Mulla Sula jo se e do Mustafa Dautin, por e mbanë te bytha sepse i duhet si lavatriçe e parave dhe punëve të tjera të pista.
Pakot ekzistojnë, lista e ndihmave humanitare ekziston dhe, kontrolli policor ëshë fare i lehtë – për çdo tepricë mbi 70-80 ton ndihma ai duhet të përgjigjet se prej nga i ka, natyrisht, nëse i ka, nëse nuk është lëshuar në avantura të mashtrimeve të paskrupullta dhe nëse nuk ka hyrë në filmat e humanitetit, duke mos llogaritur se filmi ngelë vetëm film dhe kurrë gjë faktike.
Sot edhe një myfti, ai i Gostivarit, Shaqir Fetahu, u bë pre e mashtrimeve të Mustafa Dautit duke ia legjitimuar grabitjen e rreth 4 ton e gjysëm ndihma humanitare. Po thonë se po ndajnë ndihma ndërsa myftinitë, xhamitë, por edhe vetë selia e BFI-së po vlojnë nga lypsarët, të varfërit dhe të mjerët që po kërkojnë ndihma humanitare për këtë muaj të mëshirës. Mëshirë te Mustafa duduki dhe Mulla Sula?!? Hajni, korrupcion, vjedhje, rrena, tradhëti e antihumanitet sa të duash te këta dy, porse assesi mëshirë! Kjo tashmë është e faktuar dhe e dëshmuar katërcipërisht!