Në cilin mulli po e çon ujin Shaqir Fetai

Para do ditësh lexova një shkrim me titull “Shaqir Fetai po bën petulla në ujë”! Le të bëjë! Nuk ka asgjë të keqe, por, megjithatë, një e keqe ekziston: kujt po ia bën këto petulla? Vetes? Apo popullatës muslimane të vendit? Cili “shef guzhine”, po e mëson Shaqir Fetain për të na bërë “petulla” që nuk do t’i hante asnjë gjë e gjallë

Nga Jasir Jashari

Po i afrohemi Muajit të shenjtë të Ramazanit me një atmosferë shumë të zymtë, të cilën po na e rëndon edhe më shumë perceptimi i gabueshëm që tashmë e kemi krijuar për fenë dhe për jetën fetare islame në vend!
A është gjithçka në rregull me jetën fetare islame në vendin tonë, në Maqedoninë e Veriut dhe, a është kjo jetë ajo të cilën po mundohet të na e imponojë “imperatori” qesharak, Shaqir Fetai?
A mundet që me gënjeshtra e me vetëlavdërime të krijohet një imazh që do të pranohej prej të gjithëve?! Natyrisht që jo, sepse, një imazh i tillë do të dilte karikaturë e gjallë e një hipokrizie të cilën masa e gjërë nuk mund ta durojë!
Po del që cilësimi aktual me të cilën po tipizohet Shaqir Fetai është ai i vetëlavdëruesit të shpiftë (të gërditshëm)!

Humanizmi nuk bëhet as për inat dhe as me inat

Dy-tre ditë më parë, në disa portale të vendit, dhe jo vetëm, u botua një shkrim tjetër që fliste për nivelin e turpshëm dhe të mjerueshëm humanitar të Shaqir Fetait dhe të “instoitucionit” që po e drejton ai! A mund të lavdërohet dhe të theksohet “sensi human” duke iu shpërndarë të varfërve hurma pasi të ketë kaluar Ramazani! A mund të lavdërohesh se je “institucion human” me faktin që pranon rolin e servisimit të ndihmave humanitare që vijnë nga Turqia! Po, je i përfshirë në humanitet, por tërë ky aktivitet nuk guxon të përvetësohet dhe, ndihmat e huaja, për të cilat është zhvilluar aktivitet në rang kombëtar të Turqisë, të përvetësohen e të paraqiten si “kontribut i reisul ulemasë”! Si guxon që në “teksturën” e Shaqir Fetait të publikuar në fb-un e vet zyrtar, të thuhet: “Bashkësia Fetare Islame përmes O.H. Hilal ofron për besimtarët tanë që janë në gjendje të rëndë ekonomike”! Po çka ofron? Kur ofron? Si e siguroi atë që e ofron? Cili është angazhimi konkret në terren për grumbullimin e asaj që e ofron? Kjo që e ofron, a është permanente apo aksidentale, “sezonale”, një herë në vit, sa për propagandë për ta ngacmuar pak sensin për fitër e zeqat që i duhet Shaqir Fetait si oskigjeni per të sëmurin nga hasma!
Pastaj, Shaqir Fetai shton fjalinë: “Reisul Ulema falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit të Republikës së Turqisë e cila me vite të tëra në bashkëpunim me BFI-në realizojnë aktivitete humanitare”! A nuk është kjo një gënjeshtër e terrshme që shprehet sa për t’u ngjitur në podiumin e vetëlavdrimit? Po si Vakëfi i Turqisë në bashkëpunim me BFI-në e Shaqir Fetait po e realizuaka këtë aktivitet human? Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë i ka mekanizmat e veta, e ka rrjetin e vet, i ka mjetet dhe metodën e grumbullimi të ndihmave që shkojnë me miliona tonelata dhe që pastaj po kjo Drejtori, nën shpenzimet e veta, i distribuon ato ndihma anekënd botës! Tutje, shpërndarja e tyre deri te myslimanët e varfër bëhet përmes “bashkëpunëtorëve servis”! Sa pra, BFI-ja e Shaqir Fetait u angazhua në këtë akcion humantar të Vakëfit të Turqisë? Hiç fare! Prandaj, nuk është islamikisht në rregull që të grabiten, mundi, përpjekja dhe shpirti islam i të tjerëve! Vetëm një hipokrit dhe një nevojtar i verbër për vetëlavdërim, si Shaqir Fetai, mund të thotë: “z. Juksel Onder, falënderoi dhe uroi Reisul Ulemanë dhe BFI-në për angazhimin dhe kujdesin që tregojnë për familjet e varfra”! Cili është ai kujdes dhe ai angazhim që na e paska treguar Shaqiri bashkë me “BFI”-në e vet për familjet e varfëra? Kur këto familje janë të varfëra dhe kur duhet të shprehej ai kujdes ndaj tyre? A janë të varfëra vetëm një herë në muaj, një herë në sezonë apo një herë në vit? A mund të ndodhë që këto familje zakonisht varfërohen në prag të Ramazanit atëherë edhe kur duhet të ndihmohen! Dhe, në fakt, cilat janë ato familje që ndihmohen? Në Maqedoninë e Veriut numri i familjeve të varfër është me mijëra e mijëra dhe, a ndihmohen të gjithë apo vetëm ato “familje të varfëra” që përzgjidhen prej “aktivistëve humanitar” të Shaqir Fetait?

Mysafirët që vijnë për ta lavdëruar Shaqir Fetain

Shaqir Fetai, në zyren e vet të pamerituar tashmë ka bërë traditë që të presë e të përcjellë njerëz që shprehin dëshirë dhe gatishmëri për ta pirë një çaj me të! Se cila është ajo kënaqësi e pirjes së çajit me Shaqir Fetain këtë mund ta dijnë vetëm ata që kah moti kanë ngelur pa integritet! Në vazhdën e kësaj “tradite të sëmurë” po viijnë njerëz të cilët po kontribuojnë në bërjen “traditë” të një vesi të sëmurë: vetëlavdërimin e Shaqir Fetait! Sepse, secili mysafir që hyn në atë zyre të uzurpuar, po hyka me nijet për ta thënë një lëvdatë të panjohur për Shaqir Fetain? Nën drejtimin e tij po na lulëzuaka BFI-ja dhe po na u avancuaka jeta fetare në Maqedoninë e Veriut!!!
Paskan ardhur një grup profesorësh të një Universiteti të Stambollit dhe na qenkan mahnitur me ”mrekullitë” e Shaqir Fetait, ndaj edhe na e paskan ftuar që ta vizitojë Universitetin! Ndërsa ky mjeran ka më shumë se një vit që hala nuk e ka vizituar Fakultetin e Shkencave Islame, sepse ka frikë që profesorët e vet do ta injorojnë, bash ashtu siç e meriton!
Shaqir Fetai në fb-un e vet zyrtar na shkruan: “Në anën tjetër Dekani Yılmaz duke vlerësuar lartë kontributin e Reisul Ulema H. Hafiz Shaqir ef. Fetai, në drejtim të menaxhimit, administrimit dhe avancimit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe të jetës fetare në përgjithësi, potencoi se rezultatet e këtij menaxhimi tanimë janë temë bisedash edhe në qarqet tona.” Na del puna se dekanit turk që nuk paska kurrfarë angazhimi tjetër përveçse të përcjell menaxhimin dhe administrimin “e Shaqir Fetait qe e paskan avancuar” BFI-në! Paramendoni, Turqia nuk paska se me çfarë përveçse me temë “sukseset e Shaqir Fetait”! Çka është kjo nëse jo vetëkënaqësi, mastrubim shpirtëror i një të dështuari, një të shpifuri, një hipokriti të rrezikshëm.
Po atë ditë, kur këta profesorë turkë që nuk kanë të bëjnë asgjë me Bashkësinë Fetare Islame në RMV paskan vizituar Shaqir Fetain, të njëjtin e vizituan edhe një grup i konsiderueshëm i hoxhallarëve nga Tetova, të cilët e demaskuan “konstatimin turk” se, Shaqir Fetai po na e avancuaka jetën fetare në RMV!!!

Në BFI-në e Shaqir Fetait ia mësynë një grup i konsiderueshëm i hoxhallarëve tetovarë, të cilët kishin ardhur për ta dorëzuar një peticion të mbi 200 teologëve dhe këshillave të mbi 60 xhamive të Tetovës, të cilët kishin kërkuar që, në njëfarë forme, të gjendet një solucion, një zgjidhje alternative, të paktën deri sa të përfundojë Muaji i Ramazanit si dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe presidenciale në vend! Shaqir Fetai i kishte injoruar tërësisht, madje “i kishte pritur me mospërfillje”! Shaqir Fetai, jo që po e dëmton vetëm BFI-në me këtë sjellje prej misionari, porse, ia ka mësyrë që ta dëmtojë shumë fort edhe vetë BDI-në si dhe pushtetin aktual (LSDM-BDI) të cilët edhe e sollën në krye të BFI-së! Pra, 65 xhami, po kaq imamë, po kaq mualimë, po kaq hatibë, janë po kaq “mediume” që, në prag të zgjedhjeve të 8 majit, mund të luajnë rol jetik në propagandën qoftë fituese qoftë humbëse! Atëherë, në mullirin e kujt po e çon ujin Shaqir Fetai? A mos po angazhohet Shaqir Fetai që mulliri i BDI-së të ngelë shterrp, pa pikën e ujit?!
Të të vijnë në zyre një grup i konsiderueshëm i hoxhallarëve, si përfaqësues i pjesës dërmuese të xhemateve të Tetovës, kjo pa dyshim që do të llogarritej ngjarje e ditës, ngjarje e muajit, ngjarje e vitit dhe, si e tillë, gjithësesi që do të duhej të shënohej! Këtë ngjarje kaq të rëndësishme Shaqir Fetai e injoroi, siç i injoroi edhe hoxhallarët që kishin ardhur me një mision shumë fisnkik – qetësimin e situatave të pakëndshme në momentin e dhënë! Këtë ngjarje Shaqir Fetai nuk e shënoi, nuk e regjistroi, nuk e publikoi!
Dhe, këta hoxhallarë na qenkan befasuar me sjelljen e Shaqir Fetait! Mbase më në fund u bindën se Shaqir Fetai është kundër të gjithë atyreve që nuk i përulen deri nën shuall të këpucëve të baltosura! Shaqir Fetai do të ishte kundër çdo hoxhe, kundër çdo muderrizi, kundër çdo teologu, kundër çdo subjekti, këshilli, kundër çdo institucioni, kundër çdo personaliteti që do t’ia numëronte dështimet, rrenat dhe pasojat e paaftësisë së tij për të drejtuar një Institucion si BFI-ja! Shaqir Fetai e di shumë mirë se nuk ka BFI të shëndoshë pa ish-sekretarin e përgjithshëm, h. Afrim ef. Tahirin. Vërtet, pse nuk kërkon dhe pse nuk pranon Shaqir Fetai që të ulet me efendi Tahirin për ta nxjerrë BFI-në në binare të shëndosha dhe për ta shpëtuar nga ky degradim e shkatërrim që do ta ketë vetëm një emër – Shaqir Fetai! Nuk ulet Shaqir Fetai, sepse dikush nuk e lë që BFI të stabilizohet, mbase nuk është në planet e tyre një BFI stabile dhe unike! Nuk e lë dikush apo nuk do vetë Shaqir Fetai? Kjo dilemë tashmë është shumë açik!

Leave a Reply