Nëse kalon Shamrockun, ky do të jetë kundërshtari i Teutës

Nëse Teuta e Durrësit do të bëjë mrekullinë përballë Shamrock Rovers, në fazën play off të Conference League do të ketë përballë skuadrës estoneze Flora Talin.

Këtë të martë, kundërshtari i mundshëm i “Djemve të Detit” nuk ia doli të eliminonte Omonian e Nicosias në ndeshjen e kthimit të raundit te tretë të Europa League.

Edhe koha e rregullt u mbyll 2-1 për Flora Talinin, për shkak të disfatës 1-0 në ndeshjen e parë takimi shkoi në shtesë dhe meqë nuk pati ndryshim tjetër rezultati u gjuajtën 11-metërshat. Futbollistët e skuadrës qipriote realizuan pesë nga gjashtë tentativa, ndërsa ekipi estonez gaboi në dy raste.

Omonia do të luajë në play off-in e Europa League-s, ndërsa Flora do të ketë përballë të kualifikuarën e çiftit Teuta-Shamrock Rovers në play off-in e Conference League-s.

Leave a Reply