Shaqir Fetai më shpresdhënës do të dukej sikur të fotografohej tek hy e tek del nëpër bankat e vendit. Dikush do të mendojë se ky po tërheq para apo se po lidhë kontrata me bankat që t’i japin uha, se sa të shëtitet e të shpenzojë nëpër shtete arabe duke u fotograuar me drejtorë institutesh. Apo, Shaqir Fetai e okupoi BFI-në sa për të shfrytëzuar rast e për të dalur pak përtej katundit të vet
Shkruan Eset Shaqiri
Shaqir Fetai ka vendosur që ta debllokojë BFI-në nëpër shtetet e ndryshme turko-arabe. Këtë fakt e thotë edhe publikisht! Do me thënë BFI-ja paska qenë e bllokuar dhe, kur këtë e thoshte këtu e pësë vite rresht Lëvizja Mslimane për Reforma në BFI, Shaqir Fetai na shpallte armiq të Sulejman Rexhepit, pesona të poshtër që nuk kanë respekt ndaj fytyrës më markante në historinë e personaliteteve myslimane në vend, ndaj efendi Rexhepit.
Po tani? Çka po ndodhë me Shaqir Fetain! Brenda gjysëm viti dy herë te e njëjta organizatë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Nuk ka asgjë të keqe, mirë bënë që realizon dhe shton përvoja personale. Por, mos t’i përkthejë këto vizita si përpjekje për ta shtuar buxhetin e BFI-së të cilën e paska gjetur në zero! Nuk guxon t’i mbajë me shpresë nëpunësit BFI-së se, ja, me këto vizita nëpër shtetet arabe do të sjell para, sepse, përveç para xhepi askush nuk guxon të japë më shumë, as të bëjë transakccione financiare pë hatër të Shaqir Fetait, i cili asnjëherë nuk e ngriti zërin për vjedhësit dhe hajnat klasikë që i ka në “kabinetin” e vet.
Bashkësia Fetare Islame në të kaluarën tërë aktivitetet e veta vjetore i ka bazuar në kapactetin e financave vullnetare si dhe të kontributeve fetare që i kanë dhënë besimtarët e vendit. Ky kontribut, në të kaluarën, asnjëherë nuk ka munguar, sepse, popullata e ka parë, e ka ndjerë dhe i ka besuar angazhimt të sinqertë të parisë fetare për zhvillimin e jetës fetare islame në vend. Shaqir Fetai ka qenë plotë 18 vite “organ”, ka qenë myfti dhe, kurrë, në asnjë mbledhje, nuk është shënuar në asnjë proces verbal, mado mendja, që e ka ngritur zërin për keqpërdorimin financiar, sepse, kurrë nuk ka kërkuar raport, jo për vete por për të raportuar në xhemat se kah po shkojnë dhe si po shpenzohen paratë e tyre. Shaqir Fetait i është kujtuar tani që të raportojë dhe, meqë nuk paska lekë, tani po i takuaka Shaqir Fetait që të angazhohet dhe të vrapojë poshtë e lartë. Të na dalë me rolin e Mesisë!
Pra, me këtë truk banal, Shaqir Fetai ka nevojë që të krijojë një imazh të vetin pozitiv. Sepse, për nja 18 vite ka qenë një copë shualli në këpucët e Sulejman Rexhepit! Tani i duhet karizma e liderit fetar. Por, a mundet njeriu si Shaqir Fetai, i cili kontribuoi për sjelljen e BFI-së në kët derexhe, të kërkojë që të pranohet për lider fetar?!
Shaqir Fetai, me të gjitha veprimet e veta të derisotshme qe kur iu rrek kësaj aventure, ka dëshmuar se nuk është i denjë as për plak katundi, sepse, ka një bagazh të së kaluarës përplot me skandale nga i cili bagazh nuk mund të lirohet aq letë. Nëse ky mendon se njerëzit e këtj vendi, myslimanët tanë janë naivë dhe harresqarë, atëherë, ky po ofendon, ky nuk e meriton respektin e askujt. Ky duhet fillimisht të dalë e të pranojë se ka kontribuar në shkatërrimin e BFI-së, por që tash është penduar dhe ndjenë obligim moral e fetar që t’ia kthejë boxhin BFI-së! Nuk ka kohë, nuk ka moshë Shaqir Fetai për t’i dalur borxhit BFI-së.
Shaqir Fetai, pasi të falet nga myslimanët e vendit, duhet të punojë nja tri dekada rresht për ta rikthyer besimin e myslimanëve në BFI, dhe jo imazhin e vet nëse e ka pasur dikur! Me meritë arriti të bëhet profesor? Kush e bëri profesor? Kush e bëri dejtor të sektorit për çështje fetare arsimore? Kush e bëri Myfti? Kush e lavdëronte si myfti të suksesshëm? Kush ia siguroi njëfarë “dekoracioni” nga “Universiteti i Florides”! Karriera e Shaqir Fetait lidhet për emrin e Sulejman Rexhepit, siç lidhen për këtë emër edhe të gjitha mëkatet dhe dështimet e mëdha të Shaqir Fetait.
Historikisht, burimet financiare të BFI-së nuk gjenden në shtetet arabe por, thjesht, në mesin e xhematit të vendit. Me anëtarësim, me fitër e zeqat, me organizim të haxhit e të therrjes së kurbanëve, me shitje të lëkurave e me kontribute vullnetare – me këto burime tradicionale është mbajtur, organizuar dhe avancuar jeta fetare islame në Maqedononë e Veriut.
Tash e pesë vite, në çdo mbledhje e raportime mbi këto aksione fetare, për çdo vjet ka pasur rënie në përqindje më shumë se viti paraprak. Nëse në çdo vit ka pasur kontribute fetare financiare më pak se vitin paraprak për 20 për qind, i bie se, nga viti 2015 e deri më 2020 këto burime financiare të jenë shuar 100 për qind! Do me thënë, myslimanët e vendit e kanë humbur besimin në BFI-në me të cilën aktualisht po manipulon Shaqir Fetai! Po pse atëherë t’i besojnë popullata arabe, kur nuk i beson popullata e vendit. Prandaj, Shaqir Fetai mos të shpenzojë kot e kot, duke bredhur poshtë e lartë, mos të shpenzojë duke shpërndarë çaj e kafe për përshëndetje e urime por, le të trusë zuzën e le të punojë, le të mundohet të shkarkohet nga hipoteka e së kaluarës, nga të qenurit 18 vite bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e BFI-së (sepse, kështu e ka akuzuar ish-reisin, duke e shkarkuar si shkelës i nenit 58 të Kushtetutës)! Suksese Shaqir Fetai nuk mund të arrijë me bashkëpunëtorë të dëshmuar si rrënues të BFI-së, me administratë false, të padenjë për t’u përballur me xhematë, me shkollim të diskutueshëm, me avansime arsimore të blera, të falsifikuara e të dyshimta. Duartrokitës e shpatullalëmuarish sa herë që është shkelur neni 58!
Po Shaqir Fetai që po del puna se ka shkelur mbi 30 nene të Kushtetutës së BFI-së? Nëse e mohon këtë Kushtetutë, cilës kushtetutë tjetër i shërben Shaqir Fetai! Vetëm reformat e thella e shpëtojnë Institucionin e okupuar nga strukturat jo të sinqerta politiko-partiake! Shaqir Fetai nuk di të bëjë reforma, as nuk mundet, sepse është i kapur, i shantazhuar, as nuk di të porosisë reforma. Ai i frikësohet kësaj fjale, sepse, të parin që do ta përfshinte reforma do të ishte pikërisht Shaqir Fetai me imazh të avanturistit alla-donkishotin. Shaqir Fetai nuk ka program të vetin! Shaqir Fetai nuk ka projekt të avansimit i cili do të ngritej mbi projektin e reformave të parapara në BFI! Nuk i ka, sepse do t’i publikonte, siç i publikon fotografitë me qytetarë të rëndomtë që i fton për çaj e i publikon si urues e përshëndetës të postit të tij tepër shumë të diskutueshëm!